TIRANË - Ish-ambasadori Sokol Gjoka, në emisionin "Sot Live në Shqipëri," komentoi përpjekjet në Maqedoninë e Veriut për heqjen e statusit të veçantë ndaj gjuhës shqipes. Sot Gjykata Kushtetuese në Shkup shtyu seancën, teksa dy gjyqtarët shqiptarë e bojkotuan atë.
Gjoka theksoi për Nertil Agalliun se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të respektohen pasi shqpiptarët atje kanë qenë gjithnjë një faktor shtetformues.
'Marrëveshja e Ohrit u bë garantues për ruajtjen e faktorit etnik. Nga 2001 dhe deri më sot Maqedonia e Veriut ka ecur në rrugë të qëndrueshme, në proceset e veta demokratizuese dhe euro atlantike. Me ardhjen në fuqi të VMRO-DPMNE, që ishin iniciatorë të krijimit të këtyre problematikave filluan të cenohen këto problematika. Dy aspektet kushtetuese ose ligjore janë përtej kuadrit, janë edhe politike.
Duke pasur parasysh që Maqedonia është shtet multietnike, duhet të faktori shqiptar të respektohet dhe ti krijohet mundësia dhe kushtet për të qenë të barabartë në vendimmarrjet e mëdha por edhe në zbatueshmërinë e politikave kombëtare. Duke pasur status shtetformues është përgjegjës por edhe kontribuues. Është një vendim delikat i Gjykatës Kushtetuese.'
Sipas tij, Kushtetuesja nuk duhej ta kishte marrë fare në shqyrtim çështjen e ligjit të gjuhëve, pasi kështu preket një nga shtyllat kryesore që mban Maqedoninë e Veriut, ajo e multi-etnicitetit.
'Nuk duhej marrë fare kjo çështje në shqyrtim nga GJK. Disa grupe nismëtare e iniciuan këtë proces por janë institucionet vendase që e organizojnë. Përderisa ka hyrë në këtë rrugë nuk duhen prekur shtyllat kryesore. Nëse GJK do mbetej balancues i çështjeve etnike duhej të hiqte dorë ose nuk duhet ta preki ligjin për gjuhën.'
Shqiptarët nuk janë shtresë vulnerabël në Maqedoni të Veriut, por gjithnjë një faktor stabiliteti në vend.
'Kemi të bëjmë me zhvillimet brenda një vendi sovran ku faktori shqiptar gëzon të drejtat e veta dhe duhet ti ruajë dhe ti çojë më tutje. Demokracia matet me rolin dhe politikat kundrejt pakicave, pjesëve të popullsisë shtresave vulnerabël. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë këto karakteristika, kanë përgjegjësi mbi politikat e vendit. Zhvillimi i çdo vendi varet rreth orientimit të politikave për barazi, drejtësi dhe të drejtë çdo qytetari.'
Më tej ai thekson se duhet zbatuar Marrvëveshja e Ohrit që është e reflektuar edhe në Kushtetutën e vendit.
'Në rastin e Maqedonisë së Veriut duhet të ruajnë pozicionin si shtet formues pasi çdo problematikë trondit themelet e këtij shtetit. Gjuha aty nga popullsia shqiptare janë një sinë qua on në raport me marrëveshjen e Ohrit. Ajo duhet zbatuar në gjithë kuadrin e saj. Respekti ndaj saj duhet të jetë rigoroz. Si duhet të veprojë e gjithë ngrehina e shtetit të Maqedonisë së Veriut në raport me atë çështje jemi si politikë e jashtme të ndjeshëm.
Sepse nëse preken të drejtat e shqiptarëve të fituara dhe me luftë, natyrisht duhet pasur në konsideratë. Me rëndësi që marrëveshja e Ohrit të mos preket. Duhet respektuar në frymë dhe në germë. Në nderin e institucioneve të Maqedonisë së veriut që të mbrohen këto të drejta. Ka tendenca për amendime për ligjin e gjuhëve. Çdo tendencë që prek marrëveshjen e Ohrit do prishi ekuilibrat në Maqedoninë e Veriut.'
Ish -ambasadori shqiptar Sokol Gjoka komentoi rrëzimin nga pushtetit të diktatorit sirian Bashar al-Assad. Sipas tij rënia e regjimit të Bashar al-Assad shënon një epokë të re për Sirinë, pasi ai mbijetoi për vite falë mbështetjes së fuqive të huaja si Irani dhe Rusia.
Mungesa e mbështetjes popullore dhe politikat shtypëse ishin arsye kyçe për rrëzimin e tij. Me fundin e diktaturës, situata në vend mbetet e paqartë, ndërsa forcat opozitare shfaqen si aktorë të rinj. Siria vazhdon të përbëjë një pikë përplasjeje për interesat rajonale dhe globale, për shkak të pasurive natyrore dhe rolit të saj strategjik.
'Rënia e regjimit të Assad, diçka e vonuar. U mbajt me investimin e fuqive të huaja, kryesisht Iran dhe proxive të vet por edhe të federatës ruse. sapo hoqën dorë nga kjo mbështetje regjimi i Assad u shkërmoq. Nuk ka pasur mbështetje në popull. Ka ushtruar politika dhunuese, vrasës. Çdo regjim që i kundërpërgjigjet popullit me armë shfarosëse me armë nuk ka mbështetje popullore. Mbyllet një epokë diktatoriale për Sirinë. Por duhet parë si do ecin situata në vend. Tashmë nuk dihet se kush do e drejtojë këtë vend. Në kushtet aktuale forcat opozitare bëhen aktorë. Deklaratat e tyre janë reformuar. Duhet parë. E rëndësishme që të shikohen zhvillimet e mëtejshme.
Siria përbën një pleksje interesash rajonale dhe globale. Jo për arsyen si një vend që ka peshë në rajon por për shkak të pasurive natyrore, dhe për ekuilibrat që luan në zhvillimet rajonale. Zhvillimet në Siri ishin goditje e fortë për Iranin dhe Rusinë. Ka dhe faktorë të rëndësishëm në atë rajon.'
Te nderhyjne shqiptaret me cdo objekt , keto Jane raste 1 ne mijera vjet nuk ka shans te behen lojera ! Rama ti hape syte tek politika se è mori ne qafe kombin
Përgjigju