Rënia e PD-së në zgjedhje/ Tabaku: Jam kokëulur para demokratëve, do mësojmë nga gabimet tona

Rënia e PD-së në zgjedhje/ Tabaku: Jam kokëulur para demokratëve, do mësojmë nga gabimet tona

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD zyrtare. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se ndihet e përulur para demokratëve dhe se do mësojnë nga gabimet e tyre. Tabaku nënvizon se mllefi nuk është as zgjidhje as alternativë mllefi.

“Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.

Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.

Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!

Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!

Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.

Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!”- shkruan Tabaku.

Kujtojmë se në zgjedhjet vendore 2023 PS ka fituar 53 bashki, 7 Bashkë-Fitojmë dhe një bashki partia MEGA në Finiq. Ndërkohë që për herë të parë në historinë e PD-së nuk kanë marrë asnjë bashki.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 16/05/2023 21:41

    Do mesoj kjo nga gabimet habi e madhe!Ti vini anash popullit tani se ju vuri ne vendin qe ju takon.

    Përgjigju
  • I djathte pa parti: 16/05/2023 17:59

    Dashke ti me nxjerre mesime,ju duhet me ju nxjerre jashte per zhelesh.

    Përgjigju
  • Pjetër Buçkovi: 16/05/2023 16:38

    O Balona Tabake pd është katandis kështu se kur ishte në pushtet pd njerëz si ty e vodhën Shqiprin e shkatruan e degjeneruan e bën hi. Shqiptarët sjan budallenj e njerëz si ty që je super hajdute e super servile e dallkauke svini kur në pushtet. Ju te partia demokratike duhet të jepni të gjith dorheqjen po të keni 1 pik dinjitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë