Rënia ekonomike/ Eksperti: Kriza uli konsumin dhe largoi investitorët, mungojnë 50 mln euro nga bastet

Ekonomia e vendit nuk po performon siç duhet. Ky është opinion i  ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli i cili tha se përgjysmimi i rritjes ekonomike nga mbi 4% në vitin e kaluar në 2.31% në tremujorin e dytë të këtij viti ka ardhur si rezultat disa faktorëve.

Eksperti i ekonomisë tha për Report TV se nëse kjo situate nuk përmirësohet, rritja ekonomike nuk do të arrijë as në 3.5% sa është edhe parashikimi i FMN-së dhe i Bankës Botërore.

"Ashtu siç parashikonte Fondi Monetar Ndërkombëtar diku tek 3.2, 3.3 apo dhe 3.5% që jepte dhe Banka Botëror, nuk jemi në ato nivele dhe mendoj që ndoshta edhe deri në fund të këtij viti nuk do të arrijmë ti kapim. Shteti merrte çdo vit  në formën e taksave nga aktiviteti i basteve, 50 milionë euro. Kjo e ardhur gjatë këtij viti ka munguar në buxhetin e shtetit”,  u shpreh Çoçoli.

Pavarësisht se ende nuk ka raporte konkrete që tregojnë se çfarë ndikimi kishin protestat e opozitës tek buxheti, Çoçoli, thekson se kriza politike ndikoi negativisht në konsum dhe në përthithjen e investimeve.

Nuk kemi pasur nxitje për të konsumuar popullsia në krizën e tejzgjatur politike, është një nga arsyet kryesore që ka tkurrur qoftë investimet e biznesit vendas qoftë edhe kapitalet e huaja që do donin të investonin tek ne”, tha eksperti.

Eksperti sugjeron që qeveria të fokusohet tek zgjidhja e çështjes së pronës çka do të afrojë biznese të huaja.

Shumë më tepër mund të bëjë qeveria edhe në mënyrën e garantimit të investitorëve, në mënyrë që ta sigurojë investitorin e hua. Ai pak është i frikësuar nga tensioni politik, dhe në rast se nuk gjen garancitë e duhura ligjore dhe një treg të rregulluar të pronësisë ai është i frikësuar që të vijë”, thekson Çoçoli.

Instituti i Statistikave ka listuar mungesën e energjisë elektrike dhe përfundimi i projektit TAP si dy shkaqet kryesore për ngadalësimin e ekonomisë. Sakaq rënia ekonomike, mund të përkthehet në kosto shtesë për qytetarët, pasi do të përfitojnë më pak të ardhura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja