Në muajin Dhjetor 2016, importet nga Serbia kanë shënuar një rënie drastike prej 13,2%.

E dhëna vjen përmes Institutit të Statistikave, i cili ka publikuar treguesit e tregtisë me jashtë për muajin e fundit të vitit që sapo mbaroi. Ulje të dukshme ka shënuar edhe volume I importeve nga Turqia e Spanja, përkatësisht -18,8%, dhe -14,7%.
 
Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2015 janë: Italia me (4,8 %), Gjermania me (37,9 %) dhe Spanja me (10,8 %).
 
INSTAT raporton se, gjatë vitit 2016 importet jane rritur me 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:
 
“Makineri, paisje, pjesë këmbimi”, “Tekstile dhe këpucë”, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”. Grupet që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje.
 
Në Dhjetor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 22,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 4,5 %, në krahasim me Nëntor 2016.


dy.b/shqiptarja.com