Renis Gjoka: "Kam gati 4 
këngë të reja dhe albumin"

Renis Gjoka: "Kam gati 4 <br />këngë të reja dhe albumin"
Pjesëmarrjen në “Dancing With Star”, kantautori Renis Gjoka nuk e konsideron thjesht si një garë kërcimi. Ai duket se punon me të njëjtën përgjegjësi që ka edhe për këngët dhe albumet e tij. “Nuk ka rëndësi sesa punon, por si punon”, thotë kantautori Gjoka. Duket se për të; çdo punë mund të sjell sukses, nëse nuk mungon pasioni, ritmi, gara, energjia. Pra, Renisi nuk nguron të synoj edhe kupën e “Dancing With Star”, së bashku me partneren e tij Oltën, krahas projekteve të tjera që i rrëfen në këtë intervistë:

Prej disa javësh, tashmë ju jeni bërë pjesë e “Dancing with the stars”. Një sfidë e paprekur më parë nga ju, si ndjeheni?
 

Shkëlqyeshëm.
 
Nga java në javë po sfidoni mes yjeve të teatrit. Cilin shikoni si konkurrent të fortë?

Mjafton fakti që të gjithë e kanë marrë seriozisht, kjo më ka bërë mua të mendoj se të gjithë janë konkurrentë të fortë.

Në muzikën tashmë jeni i suksesshëm, por duket se po shkëlqeni edhe në kërcim. Ka ndonjë sekret në këtë sukses?

Them se kemi punuar mire me Oltën (partneren në Dancing). Unë e kam moto atë shprehjen: nuk ka rëndësi sesa punon, por si punon. Shpresoj që të vazhdojmë të punojmë mirë edhe në vazhdim ne mënyrë që të paraqitemi sa me denjësisht në këtë spektakël.

Ku qëndron lidhja midis një rrokeri dhe skenës së kërcimit?

Dëshira për të provuar gjera të reja. Dëshira për të qenë pranë publikut; gara, ritmi, energjia, etj,etj...

Angazhimet tuaja nuk iu kanë shkëputur larg muzikës, pjesëmarrja në kënga magjike a është një tjetër sfidë?

Sigurisht. Një sfidë mjaft e madhe madje. Çdo paraqitjeje duhet t'i japësh përkushtimin maksimal. Aq më tepër kur bëhet fjale për skena dhe kompeticione si "Kënga magjike".
 
Po albumi i ri që ke premtuar për fansat … a mund të na i zbulosh detajet?

Ne i mbajmë premtimet. Ha ha haha. Mund të them që do të jetë gati edhe për shumë pak javë.

Ju e dini se jeni bërë një zë i dashur për “livet”, e keni braktisur liven për kërcimin?

Jo. thjesht, në hapësirën e prioriteteve të mija, është krijuar një dhomë tjetër për momentin, ku futet kërcimi, por që nuk cenon asnjë "banor" tjetër të kësaj hapësirë si p.sh "live", "krijimet muzikore, "albumi", " koncertet", etj.

Cilat janë projektet në vazhdim?

4 këngë të reja që janë gati dhe albumi.

renis gjoka

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë