Edicioni i 11-të i "Rally Albania" ka mbyllur edhe etapën e tij të shtatë dhe të fundit, duke përcaktuar edhe fituesit.
Kështu, për makina fitues është sërish Renti Sina, ndërsa në kategorinë e motorëve fitues është piloti italian, Paolo Ceci.
Përgjatë gjithë etapave Ceci tregoi më të mirën e tij duke u shkëputur që në fillim e me pas iu desh vetëm të administronte avantazhin e koheë që arriti të krijonte.
Paolo Ceci është një nga pilotët më të mirë italian në kategorinë e moto rally-it edhe pjesëmarrës disa herë i garës së famshme të rally Dakar.
Ndërsa në kategorinë e makinave i zakonshmi Renti Sina nuk zhgënjeu edhe këtë vit.
Kampioni 9 herë i Rally Albania-s konfirmoi  veten si një nga pilotet me te mire dhe personazh i padiskutueshëm i historisë së këtij sporti në vendin tonë.
Pas një nisje të ngadalte në etapat e para Sina që shoqërohet prej gjatë vitesh ne garat rally nga pilotja gjermane Dolly Vittbrger arriti të vinte në zbatim strategjinë e tij të përhershme, duke ruajtur maksimalisht makinën gjatë fillimit të garës dhe rritur shpejtësinë në mënyre graduale.
"Rally Albania 2015" u zhvillua në 70 përqind të territorit të vendit tonë dhe në të morën pjesë dhjetra pilotë, shqiptarë e të huaj, si për makina ashtu edhe për motorë./ATSH/.