MOSKË - Kryeministri italian, Matteo Renzi pas takimeve në Kiev ndodhet në Moskë ku u takua në takime të veçanta me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kryeministrin Dimitriy Medvedev.
Putin i cili u takua me Renzin në Pallatin e Kremlinit tha se marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike Rusi-Itali edhe pse kanë pësuar disa humbje për shkak të sanksioneve ato janë në një nivel të mirë.
Ai ka pohuar se Italia është një ndër partnerët parësor për Rusinë dhe theksoi se dy vendet vazhdojnë bashkëpunimin kryesisht në fushën e energjisë, industrisë bërthamore, hapësinore dhe teknologjisë dhe në shumë fusha të tjera.
Ndërsa Kryeministri italian Renzi duke rikujtuar se në 4 muajt e fundit është takuar për herë të tretë me Putin theksoi se kanë diskutuar kryesisht çështjet e krizës në Ukrainë, marrëdhëniet Rusi-BE dhe shumë tema të tjera që janë në rendin e ditës.
Ndërsa Kryeministri Medvedev në takimin e tij me homologun italian u shpreh se edhe pse marrëdhëniet Rusi-BE po kalojnë në një periudhë të vështirë, marrëdhëniet e zhvilluara me Italinë janë në vazhdim. Ndërsa në anën tjetër Renzi në kuadër të vizitës për shtypin rus tha se duhet të tregohet respekt ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
Renzi duke tërhequr vëmendjen për rëndësinë e kontrollimit të kufijve në Ukrainë nga autoritetet e Kievit tha se "duhet të ndërmerren reforma të cilat garantojnë statusin e të gjitha rajoneve". Renzi gjithashtu ka vendosur lule në urën ku u vra nga një sulm i armatosur javën e kaluar në Moskë opozitari Boris Nemstov.
Kryeministri italian Renzi, ditën e djeshme pati një takim në Ukrainë me presidentin Poroshenko të cilët diskutuan shkëmbimin e ideve për gjendjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe perspektivat, gjendja në lindje të vendit, zbatimi i marrëveshjes së Minskut dhe lirimin e pengjeve të cilët janë në dorën e separatistëve rusë në lindje të Ukrainës./AA/
Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com