Reperi i njohur shqiptar sfidon hapur policinë

Reperi i njohur shqiptar sfidon hapur policinë

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj

Reperi i njohur  shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është reperi më i ndjekur nga të rinjtë, kryesisht nga adoleshentët, të cilët preferojnë dhe frekuentojnë klubet ku Stresi performon zakonisht. Reperi njihet për natyrën e tij rebele dhe impulsive, pasi shpesh herë e kemi parë në situata konfliktuale. Kësaj here ai ka sfiduar sërish hapur policinë.

I ftuar në Shkodër për të mbajtur koncert në një prej klubeve të njohur të natës në këtë qytet, reperi problematik, ka bërë një thirrje publikë në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: 

Apel tanë shokëve e dashamirëve shkodranë të na e binë nji cingare bar se marum...

Reperi,  Arkimed Lushaj

Ndërsa pas disa minutash, ai ka publikuar një tjetër video, ku thotë:

Faleminderit shumë të gjithë që u munduat me e sjellë, por e gjetëm. Faleminderit shumë, shumë...!

Reperi,  Arkimed Lushaj

Ju kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Stresi u arrestua nga policia në një prej lokaleve të Tiranës, ku sipas policisë iu kap edhe një sasi e vogël droge.


( Reperi i njohur, Stresi pas koncertit të mbajtur në Shkodër )

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 23/04/2018 02:57

    Fytyra e Pd-se se Saliut dhe Bashes, kjo eshte e djathta ne kete vend. Drogmen, rrugac, i paedukate dhe teper i shemtuar.Nje te tille me mire mos ta kesh bashkekombas, jo me shok, mik, ..apo femije. Kendon droga jo talenti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje