Me siguri ju kujtohet reperi me origjinë shqiptare që e keni dëgjuar në hitin "Easy Rider”. Fatkeqësisht Action Bronson ka dhënë lajmin e trishtë se këtë vit nuk do ta shohim më në koncerte dhe as në Open Air Frauenfeld për shkak të problemeve shëndetësore. Organizatori që merret me koncertet e reperit ka shpjeguar se arsyeja është një meniskus i dëmtuar. 

(Action Bronson)

"Action është jashtëzakonisht i zhgënjyer që nuk mund të këndojë para fansave të tij europian këtë verë", është shprehur ai. 

(Action Bronson)

Reperi me origjinë shqiptare u kishte dhënë të gjithë fansave të tij lajmin e mirë se do ta shihnin në koncertin "Sunny Hill" të Dua Lipës që do mbahet në Prishtinë. Mirëpo pas këtij lajmi për sëmundjen e  tij asgjë nuk dihet me siguri.

 

 

2/2