Baby G është një ndër reperet për të cilat flitet shumë në mediat rozë. Jo vetëm me foto e saj sexy dhe provokuese, por shpesh herë bën dhe deklarata shokuese si kjo lidhur me kryeministrin Rama.
Baby G jeton në Tiranë me partnerin e saj dhe duket se situata e ngarkuar me protesta e ka shqetësuar paksa.
"Mendoj se do të bëhem presidentja e parë femër e Shqipërisë. Edi Rama ke konkurrencë sepse unë jam lodhur nga këto protesta", shkruan Baby G në videon e saj.
Mirëpo këngëtarja ka bërë goxha gafë dhe ka harruar se Edi Rama nuk është presidenti, por kryeministri i Shqipërisë dhe ky detaj nuk u ka shpëtuar fansave, të cilët i kanë vënë në dukje gabimin e saj.