Replika e Fugës: Skandal, ministrja Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e Akademisë

Replika e Fugës: Skandal, ministrja Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e Akademisë

Artan Fuga dhe Besa Shahini

Akademik Artan Fuga ka reaguar ashpër pas diskutimit për Projekligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave në Komisionin e Medias dhe të  Edukimit, që u mbajt sot në orët e paradites në Tiranë. Ministrja e Arsimit ka shprehur në komisionin për median kënaqësinë, që sipas saj, “me nismën e deputetëve ky dokument shkon direkt në parlament, aty ku përplasen idetë e ndryshme me qëllim arritjen e një teksti të vetëm ligjor, ku përfshihen elementët më të mirë!”.

Akademiku Fuga pasi ka ndjekur fjalën e ministres së Arsimit, Besa Shahini, është revoltuar me qëndrimin aprovues të ministres për projektligjin që ka hartuar grupi i punës.

Sot gjatë dëgjesës ka folur edhe akademiku Skënder Gjinushi që ka shpjeguar se çfarë risish do të sjellë ky projekligj për institucionin, si dhe rolin që do të luajë në kërkimet shkencore, por për shumë pika të tij, Fuga nuk ka qenë asnjëherë dakord…

“Skandal: Ministrja Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe "integrimin" e tyre me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi !

Ta harrojë! Institucionet e Shqipërisë i mbron një popull i tërë, jo vetëm intelektualët patriotë!”, deklaron Fuga.

Ndërkohë ai citon fjalën e Ministres së Arsimit. “Lexojeni:

Besa Shahini: “Përgëzoj nismën e deputetëve për ta çuar përpara reformën në Akademinë e Shkencave! Ka kaluar shumë kohë qëkur ka filluar debati për reformën dhe sot duhet të shohim frytet e saj!

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka facilituar procesin e hartimit të një projektligji të ri, i cili do të mundësojë modernizimin e Akademisë duke themeluar një grup pune me anëtarë të Akademisë.

Grupi i punës ka hartuar projektligjin reformues, të cilin duhej ta nisja për mendim në Këshill të Ministrave.

Por meqë debati mbi të nuk kishte shterruar dhe kishte ende zëra për ndryshime të mëtejshme, jam e lumtur që me nismën e deputetëve ky dokument shkon direkt në parlament, aty ku përplasen idetë e ndryshme me qëllim arritjen e një teksti të vetëm ligjor ku përfshihen elementët më të mirë!

Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.”.

Fuga replikon për fjalën e ministres si më poshtë:

Përshëndetje zonja Besa Shahini, unë mendoj që nuk ka vend fare për të qenë e lumtur kur është fjala për këtë dështim tuajin spektakolar dhe të ministrisë që drejtoni. Ju ishit ngarkuar të përgatisnit dhe të çonit bashkë me akademinë e shkencave projektligjin në qeveri dhe ju nuk e bëtë këtë gjë. Sepse ju nuk arritët dot t'a mbanit përgjegjësinë që ju takonte! Sepse me urdhër, ndoshta edhe me dëshirën tuaj, sikurse po del, ua morën iniciativën që kishte arritur thuajse në fundin e saj. Ju nuk keni pasur as guximin të publikoni rezultatet e konsultimit me komunitetin e universitarëve të vendit, as të bëni publike atë. Ju nuk keni mundur as të realizoni integrimin e platformave alternative sipas porosisë që Ju kishte dhënë kryeministri Juaj! Ju as keni pranuar t'i dëgjoni zërat kundër asaj që akademia e pareformuar po paraqet me grupin e drejtuar nga Skender Gjinushi. Roli i ministrisë tuaj në këtë grup ka qenë zero! Ndërkohë që ishit zyrtarisht pjesë e tij si ministri.

Ju madje keni refuzuar të takoni akademik që kanë dashur t'ju paraqesin shqetësimet e mëdha për censurën e vendosur në akademi për zërin alternativ. Dhe tani, këtë pafuqi tuaj për paaftësinë tuaj, e paraqisni si lumturi që të tjerë bëjnë si duan me atë që u ishte ngarkuar juve si detyrë! Pranoni të jeni në një mbledhje komisioni ku akademia të jetë e pranishme me përfaqësuesin e grupit të saj të punës, kurse mendimi alternativ të përjashtohet. Kjo është lumturia juaj? Ju paskeni në plan të zhdukni akademinë e shkencave të Shqipërisë duke e integruar në një të vetme me akademinë e shkencave të Maqedonisë, Malit të Zi ? Sepse në të dy vendet akademikët shqiptarë atje kanë të drejtën e vendeve të tyre. Dhe e kanë fituar me përpjekje e me beteja të mêdha! Këtë historia nuk do t'ua lejojë kurrë as juve as kurkujt! As ne nuk ju lejojmë! Unë mendoj se e gjitha kjo është krejtësisht një dështim dhe vjen nga paaftësia juaj në këtë proces. Por, tani kuptoj se përse ndodh. Ju doni t'a zhbëni identitetin e kombit të akademisë të shkencave të Shqipërisë! Por, komuniteti universitar, dhe unë si pjesë e profesoratit shqiptar nuk tutemi. Historia do e thotë fjalën e saj madje shumë shpejt!

Ditë të mbarë

Artan Fuga

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 11/05/2019 11:32

    Ore beni ndonje shkence apo merrni inisiative per te bere nje here te vetme, pastaj kerkoni edhe Akademi qe t'ju ofroje suport financiar.

    Përgjigju
  • peoples: 10/05/2019 20:35

    Ketij debilit eshte mbushur mendja se pa kete nuk ka as akadei e as shkence

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari