Replikat/ ‘Je djali i adoptuar i babait të Zenit’, Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Do doje të ishe vajza e babait të Surrelit! Mos je kunata e Gjokës, apo vajza e Mërtirit dhe Zotos?

 

Rezoluta e anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste ka krijuar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rithemelimi do ta abstenojë votimin për pr.rezolutën, ndërsa përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila i tha se vjen në Kuvend dhe flet për korrupsionin, ndërsa shkon poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Spiropali e pyeti Bardhin “Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit.”

“Sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten kush je, je ai që lufton me fjalë korrupsioni këtu apo ai që i shkon poshtë ballkonit doktorit. Po lufton për drejtësi apo merr porositë për të folur këtu nga rruga e shtresës. Je ai që kërkon hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord.

Edhe për rezolutën që sollëm sot, ju abstenoni. Jeni në të drejtën tuaj të bëni veprime të shtrembra dhe të gabuarën. Ju gabuat për djegien e mandateve dhe sot pasoni fajet dhe gabuat rëndë kur u vetë përjashtuar nga reforma territoriale apo reforma në drejtësi”, tha Spiropali.

Në përgjigje, Bardhi i tha ministres Spiropali se do donte të ishte vajza e babait të Surrelit, por se ca të tjera janë para saj. Më pas Bardhi e pyeti Spiropalin nëse është motra e Olsi Ramës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

“Se luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Meqë më pyete se kush jam. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por je shumë larg, janë ca të tjera para teje. Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, Arben Ndokës. Motra e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokë, vajza e Mirel Mërtit apo Klodian Zotos. Gjeje përgjigjen se kush je”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë