Repolitix/ Braçe kritika Ramës: S'mjafton t'i takosh fermerët 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre! Qeveria të ndërhyjë për të mos rritur gazin siç bëri me energjinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritur edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale e miratuar në Kuvend. Në një intervistë për emisionin "Repolitix' në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre përmes imputeve bujqësore. Duke u ndalur në takimin e Ramës me fermerët e Lushnjes të cilët po protestonin para Kuvendit kundër paketës fiskale 2022, Braçe tha se nuk mjafton të rrish 30 minuta me bujqit por të futesh në lëkurën e tyre për të kuptuar se çfarë heqin dhe të respektohet puna e tyre.

"Nuk mjafton tu japësh dorën atyre njerëzve apo tu rris 30 minuta, por duhet të futesh në lëkurën e tyre dhe të kuptosh se çfarë heqin dhe të kuptosh se sa para ata marrin për të jetuar. Duhet respektuar edhe ajo qindarkë që ata harxhojnë, tha Braçe.

Erion Braçe kërkon që qeveria të krijojë një stabilizim në treg për rregullimin e tij në mënyrë që të rritja e çmimeve si pasojë e tregjeve ndërkombëtare. Braçe thotë se qeveria ashtu siç ndërhyri për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike duke i mbuluar vetë kosto të njëjtën gjë të bëjë edhe me rritjen e gazit dhe naftës, pasi në fund përfituesit do të jenë konsumatorët.

'Nuk do kemi rritje të energjisë pavarësisht kostove dhe kjo është një ndërhyje në treg, pse për energjinë qeveria ndërhynë, ndërkohë që për naftën gazin benzinës nuk ndërton një politikë të tillë që rregullon tregun dhe stabilizon tregjet në favor të konsumatori? Pse nuk e kthejmë këtë në një politikë të qartë që i përket të majtës në fund të fundit dhe i jep mundësi vetëm të mbroj konsumatorin? Për këtë ka vetëm dy mënyra ose të ndërhyjë në treg ose të subvencionojë", tha Braçe.

Kritika të ashpra Erion Braçe pati edhe me Komitetin Teknik të Ekspertëve por edhe qeverinë që nuk vendosin vaksinim e detyrueshëm, por bëjnë sikur marrin masa. Braçe tha se qeveria duhet të marrë masa të rrepta për të luftuar pandeminë dhe se mos llogarisë se sa njerëz do ndihen kundër saj.

"Pandemia është çështje vullneti dhe kjo sëmundje luftohet me disiplinë dhe vendimmarrje të fort shkencore dhe të vendimmarrje të fortë politike pa bërë llogari, jo sa njerëz do dalin të më kundërshtojnë. Nuk luftohet pandemia me sikur, të vendoset vaksinimi i detyrueshëm", tha Braçe.

Deputeti i PS, Braçe foli edhe për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgjimet e policisë italiane për dosjen e Rezart Taçit, duke lënë të kuptohet se do e padisë për shpifje. Braçe tha se ai mund të falë betejën politike por jo 'vrasjen me pagesë' që iu bë në Kuvend nga Salianji.

 

VIDEO-Emisioni i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Vaksinimi i punonjësve të qendrës tregtare, Braçe: Ca kuptimi ka të vaksinohen punonjësi e të lejohen klientët? Pandemia nuk luftohet sikur po vendos masa

Erion Braçe ka kritikuar ashpër komitetin teknik të Ekspertëve por edhe qeverinë që nuk vendosin vaksinim e detyrueshëm, por bëjnë sikur marrin masa. Braçe tha se qeveria duhet të marrë masa të rrepta dhe se mos llogarisë se sa njerëz do ndihen kundër saj.

"Pandemia është çështje vullneti dhe kjo sëmundje luftohet me disiplinë dhe vendimmarrje të fort shkencore dhe të vendimmarrje të fortë politike pa bërë llogari, jo sa njerëz do dalin të më kundërshtojnë. Protesta pati edhe në Francë e Itali dhe ja ku janë sot kanë rritur mbulesën e tyre vaksinale. Ne grumbullimet nuk i lejojmë, por festojmë Natën e Bardhë. Ca kuptimi ka që hyn në një qendër tregtare dhe ke punonjësit e vaksinuar dhe klientët jo? Nuk luftohet pandemia me sikur, të vendoset vaksinimi i detyrueshëm. Në Shqipëri dëgjon çudira me vaksinë, qeveria të ndërhyjë pasi kjo ka kosto të rrezikshme për vendin dhe ekonominë", tha Braçe.

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.

Ora 22:54
Bashkëqeverisja, Braçe: Është instrument në duart e qytetarëve, por sfida jonë duhet të jetë funksionaliteti i institucioneve  

Erion Braçe ka komentuar edhe ligjin e bashkëqeverisjes duke thënë se ky është një instrument që parashtron disa nga problematikat e qytetarëve pasi institucionet nuk janë funksionale. Megjithatë tha Braçe bashkëqeverisja nuk shërben që t'i bëjmë institucionet 100 % funksionale dhe se kjo është sfida e vërtetë.

"Dhe kur isha në qeveri dhe tani natyrisht kam pasur qëndrim konstant, duhet të bëjmë institucionet funksionale dhe kur ato funksionojnë në përputhje me ligjin atëherë kjo është bashkëqeverisja më e mirë. Këto institucione që paguhen nga taksat e qytetarëve duhet të funksionojnë dhe atëherë e kemi bërë detyrën. Bashkëqeverisja vjen si instrument se institucionet nuk funksionojnë. Ky instrument parashtron disa nga problematikat e qytetarëve por nuk shërben që t'i bëjmë institucionet 100 % funksionale dhe për këtë ne duhet të punojmë fort, që institucionet të funksionojnë", tha Braçe.

"Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje" është një platformë e re që është miratuar në Kuvend. Ligji synon përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur.

Ora 22:39
Akuzat e Salianjit se doli në përgjimet e Taçit, Braçe: Pres të përfundojnë hetimet dhe ta padisë në gjykatë! Fal betejën politike, jo 'vrasjen' me pagesë  

Erion Braçe ka folur për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgjimet e policisë italiane për dosjen e Rezart Taçit duke lënë të kuptohet se do e padisë për shpifje. Në Repolitix, Braçe tha se ai nuk është takuar kurrë me Rezat Taçin dhe se mund të falë betejën politike por jo 'vrasjen me pagesë' që iu bë në Kuvend. Ai tha se pret që SPAK të mbyllë hetimet që të shkojë në gjykatë për ta paditur Salianjin.

"Unë mezi pres që të mbyllet hetimet e SPAK dhe prokurorisë italiane dhe më pas të shkojë në derën e gjykatës. Unë fal betejën politike, por jo vrasjen me pagesë në mes të parlamentit dhe ajo që u bë atje ishte "vrasje me pagesë". Unë nuk s'e kam takuar kurrë në jetën time Rezart Taçin", tha Braçe   

Dosja Taçi ku ai dhe kunati e turpëroja e tij dolën nga përgjimet se pastronin paratë e 'Cosa Nostra" solli përplasje në Kuvend mes Braçes e Salinajit ku u desh ndërhyrja e gardës që të mos shkonte në konfrontim fizik.

Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet në Itali për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi. Por kjo ka sjellë acarimin e Braçes i cili tha se Salianji është shpifës që paguhet me para cash për të bërë këtë gjë. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 03/12/2021 07:38

    Per gazin ka te drejt bracja qe duhet ul tvsh po ku e rrujn per popullin kta

    Përgjigju
  • Ben: 03/12/2021 06:53

    Ka te drejte per ca gjona pleshti.

    Përgjigju
  • A. N.: 02/12/2021 21:36

    Z. Brace e ka te lehte te flase ngaqe eshte sa nje plesht dhe mund te futet kollaj ne lekuren e tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…