Vaksinimi i punonjësve të qendrës tregtare, Braçe: Ca kuptimi ka të vaksinohen punonjësi e të lejohen klientët? Pandemia nuk luftohet sikur po vendos masa

Erion Braçe ka kritikuar ashpër komitetin teknik të Ekspertëve por edhe qeverinë që nuk vendosin vaksinim e detyrueshëm, por bëjnë sikur marrin masa. Braçe tha se qeveria duhet të marrë masa të rrepta dhe se mos llogarisë se sa njerëz do ndihen kundër saj.

"Pandemia është çështje vullneti dhe kjo sëmundje luftohet me disiplinë dhe vendimmarrje të fort shkencore dhe të vendimmarrje të fortë politike pa bërë llogari, jo sa njerëz do dalin të më kundërshtojnë. Protesta pati edhe në Francë e Itali dhe ja ku janë sot kanë rritur mbulesën e tyre vaksinale. Ne grumbullimet nuk i lejojmë, por festojmë Natën e Bardhë. Ca kuptimi ka që hyn në një qendër tregtare dhe ke punonjësit e vaksinuar dhe klientët jo? Nuk luftohet pandemia me sikur, të vendoset vaksinimi i detyrueshëm. Në Shqipëri dëgjon çudira me vaksinë, qeveria të ndërhyjë pasi kjo ka kosto të rrezikshme për vendin dhe ekonominë", tha Braçe.

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.


Lajmi kryesor:

Repolitix/ Braçe kritika Ramës: S'mjafton t'i takosh fermerët 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre! Qeveria të ndërhyjë për të mos rritur gazin siç bëri me energjinë


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton