Report TV brenda 'Shefqet Ndroqit', pamjet e rënda të pacientëve me Covid, mbingarkesë për mjekët, heronj përballë një situate që rëndohet çdo orë

Report TV brenda 'Shefqet Ndroqit', pamjet e rënda të pacientëve me Covid, mbingarkesë për mjekët, heronj përballë një situate që rëndohet çdo orë

Pacientët në spitalin Shefqet Ndroqi

Situata e pandemisë në vendin tonë nuk po kalohet lehtë dhe faktet flasin qartë që nga numri i viktimave, shitmi i rasteve të rënda dhe rritja e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID, të Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" ku nga 120 vende, janë 160 të sëmurë të shtruar. Nëse vazhdojmë të mos kemi kujdes ku do të vendosen të afërmit tanë nëse sëmuren?

Report Tv ishte brenda spitalit "Shefqet Ndroqi" ku pamjet e pacientëve shfaqnin vetëm dhimbje dhe shqetësim, duke na treguar se situata e tyre nuk është e lehtë dhe virusi nuk është një shaka. Edhe pse përshëndetjet e tyre nuk mungojnë në foto, gjithçka që ata presin është të dëgjojnë nga 'heronjtë e tyre' me veshje speciale fjalën e mirë "shpëtove, do dalësh që këtu". Vetëm gjatë ditës së sotme janë paraqitur në urgjencën e këtij spitali 65 vetë, prej të cilëve vetëm 4 u hospitalizuan. Fluksi i njerëzve në urgjencë sa vjen dhe shtohet dhe presioni për bluzat e bardha po bëhet i pabërballueshëm.

Mjekë dhe infermierë janë gjithmonë në krye të detyrës dhe të sëmurët janë në monitorim të tyre, por vetëm puna e tyre nuk mjafton për të përballuar pandeminë. Duhet që secili prej nesh të bëjë detyrën e tij, të mbajë maskën e ruaj distancë. Kaq e thjeshtë. Nëse nuk bindesh me foto e fjalë, atëherë shiko shifrat.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë raporton vetëm 124 pacientë të shtruar në të dy spitalet COVID, sipas burimeve të Report Tv vetëm në spitalin "Shefqet Ndroqi" ndodhen të shtruar 161 persona, mes të cilëve 9 janë në reanimacion dhe 5 të intubuar në gjendje të rëndë.

Kjo ndodh pasi Ministria flet vetëm për persona tamponi i të cilëve rezulton pozitiv me COVID-19, ndërsa në spital ndodhen dhe pacientë që kanë simptoma të rënda, janë raste të dyshuara me covid por që tamponi i tyre rezulton negativ. Pra në shifrën 160 pacientë në spitalin COVID 2 përfshihen personat pozitiv dhe  rastet e dyshuar që kanë simptoma të rënda, edhe pse tamponi rezulton negativ. Pra situata është edhe më shqetësuese dhe të sëmurët me simptoma të rënda janë më të shumtë në numër. Zyrtarisht spitali COVID2 është parashikuar vetëm për 120 shtretër dhe kjo tregon se atje ka tejkalim të kapaciteteve.

Kjo do të thotë se puna e atje është e mbingarkuar për bluzat e bardha, të cilët po përpiqen të japin maksimumin e tyre që t'u vinë në ndihmë të gjithëve duke treguar edhe një herë se ata janë heronjtë e vërtetë në të gjithë këtë luftë. Në spitalin COVID 2 kanë shkuar edhe disa infermierë shqiptarë në ndihmë të kolegëve të tyte për të përballuar situatën.

Të gjithë e duam jetën, por një pjesë e madhe e jona harrojnë që e kemi vetë në dorë ta mbrojmë atë për veten tonë dhe familjarët tanë.

Report Tv  ka zhvilluar sot ditën e dytë të nismës sensibilizuese për mbajtjen e maskës, ku i gjithë stafi si para kamerave por dhe pas tyre, në ambiente të hapura dhe të mbyllura punon me maskën vënë, një gjë që ndodh që prej muajit mars, kur pandemia u shfaq në vendin  tonë.

Prandaj mbaj dhe ti maskë e shpëto jetë. Të mbash maskë nuk është turp.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 30/07/2020 23:15

    Nje gje skuptohet pse te shtruarve su lejohen telefonat ketu te ne per cudi zakonisht u lejojn dhe duhan te konsumojn brenda ambjenteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit