Instituti Piepoli dhe Report Tv publikojnë sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë, PD në rritje, votat e LSI-së i kalojnë PS-së

TIRANË-Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i transmetuar gjatë emisionit "Repolitix" nxjerr Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste. 

Nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot 53- 59% e tyre do të votonin Partinë Socialiste që ka një rritje nga zgjedhjet e 2017 kur mori 48,24% të votave.  Një rritje që është paralele me rënien drastike që sipas sondazhi shënon LSI krahasuar me 2017: Sot partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të merrte vetëm 2-4% të votave, ndërsa 4 vite më parë ka marrë 14,28%. 

Në rritje është dhe Partia Demokratike që sot do të merrte 30-34% të votave, nga 28,7% që ka marrë në zgjedhjet e 2017-s. Sipas sondazhit Partia Socialiste ka një pëlqim të madh edhe në Tiranë ku mund të arrijë deri ne 60%.

Sipas insititutit Piepoli opinioni publik shqiptar i kalon me nota pozitive veprimet e qeverisë Rama në luftën ndaj COVID-19 dhe për rindërtimin pas tërmetit. Por PS kritikohet nga qytetarët për dialogun jo të mirë me opozitën, ku 66% e të intervistuarve thanë se nuk ka qenë i mirë. Edhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit  është votuar nga shumica e të intervistuarve si jo pozitive. 

Dixhitalizimi i shërbimeve ndaj qytetarëve është vlerësuar pozitivisht nga të intervistuarit duke marrë pëlqimin e 50% të tyre. Liria e shtypit ka marrë pëlqimin e 49% të qytetarëve kur u pyetën si e gjykojnë qasjen e qeverisë. 

Sondazhi ka analizuar edhe qëndrime të opozitës përballë qeverisë. 61 % e të intervistuarve e kanë cilësuar shumë të keqe dhe shumë të dobët këtë qëndrimin, një përqindje që perputhet edhe me rezultatet e votimit gjithmonë sipas sondazhit. Por një nga pikat më të kritikuara të opozitës është djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale që janë votuar si negative respektivisht me 90 dhe 92%. Dy pika të tjerë që qytetarët e kritikojnë opozitën është dhe alternativa politike dhe raporti me shtypin që janë votuar si jo të mira në masën 78% dhe 66%. 

Por si e gjykojnë shqiptarët qëndrimet e presidentit të Republikës Ilir Meta? 66 % e të intervistuarve e gjykojnë të dobët dhe të keqe sjelljen e tij. Dhe 85% e të intervistuarve nuk besojnë se veprimet e Metës bëhen për të mbrojtur kushtetutën ndërkohë që 86% mendojnë se nuk ka mbajtur një rol neutral për të balancuar ndarjen e pushteteve. 

Sondazhi ka analizuar edhe pëlqimin e lidershipit politik: Kryeministri Edi Rama kryeson me 49% por ka më pak pëlqim se Partia Socialiste që do votohet nga 58% e shqitarëve. Pas Ramës vjen lidershipi i Lulzim Bashës që vlersohet në masën 23%. Sali Berisha ka vetem 7% e pëlqimit, shumë më pas se Lulzim Basha. 

Instituti Piepoli ka intervistuar 500 veta dhe marzhi i gabimit është rreth 4%. Ky sondazh nga instituti italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV vjen pas parashikimeve të sakta të rezultateve të 3 proceseve zgjedhore të kaluara të 2013 të 2015 dhe 2017. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:26
Kë do të votonin shqiptarët më 25 prill? Në Tiranë: PS 56-60%, PD 30-34%, LSI 2-4%

Në 25 prill 2021 do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Për kë do të votoni? Ajo që vihet re është se në Tiranë 60 % kanë vlerësuar PS dhe drejtuesin politik të qarkut. PS ka njohur rritje dhe zotëron ende shumicën, krahasuar me zgjedhjet 2017 ku sondazhet treguan se vetëm 48.23 % do votonin pro.  Edhe PD ka njohur rritje në Tiranë, ku 34 % e kryeqytetasve do të votonin atë nëse zgjedhjet do mbaheshin sot. Në zgjedhjet e 2017, sondazhet treguan se vetëm 30.78 % do e votonin PD. Ajo që vihet re është një ulje drastike e votove të LSI-së në Tiranë, ku vetëm 4% do votonin atë, një ulje prej rreth 9 % krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Ora 23:20
Kë do të votonin shqiptarët më 25 prill në rang kombëtar? PS 53-59 të votave,PD 30-34%! LSI 2-4%

Në lidhje me mbështetjen e partive politike, PS vijon të mbajë mazhorancën. Nga sondazhi i zhvilluar, 53-59% e qytetarëve shprehen se do të votojnë të majtën. PD ka marrë një rritje të qytetarëve që e mbështesin ku 30-34% votojnë pro demokratëve. 1-3% të të pyeturve thonë se do të votojnë PDIU, 0-1% për Partinë Republikane, 0-1% të PBDNJ ndërsa 5-7% japin parti të tjera.

Ora 23:10
A do të marrin pjesë në zgjedhje? 86% e shqiptarëve gati të japin verdiktin më 25 prill

Në sondazhin e bërë nga instituti Piepoli dhe Report Tv 86% e shqiptarëve janë shprehur se do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vetën 6% janë shprehur të sigurt se nuk do të votojnë më 25 prill.

Ora 23:02
Figura politike më e dobishme/ Rama ruan lidershipin, Basha 4 herë më shumë se Berisha, Jozefina Topalli mund Kryemadhin

Në sondazhin e zhvilluar nga Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, nga 500 shqiptarë 49% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama është opsioni më i dobishëm për zhvillimin e Shqipërisë, 23% votuan për kryedemokratin Lulzim Basha, 2% për Monika Kryemadhin, 7% për Sali Berishën, 3% për Jozefina Topallin. Ndërsa për Rudina Hajdarin, vetëm 1% e të anketuarve mendojnë se do të jetë e dobishme për zhvillimin e Shqipërisë, 3% japin emra të tjerë ndërsa 12% thonë nuk e di.

Ora 22:53
Pse është vonuar integrimi? 49% e qytetarëve fajësojnë politikat e brendshme të BE-së

Në sondazhin e zhvilluar, qytetarët kanë dhënë dhe mendimet e tyre lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Për vonesat në procesin e integrimit në BE, 49% mendojnë se është faji i politikave të brendshme të BE-së, 19% mendojnë se është sjellja e gabuar e qeverisë.

18% e të anketuarve mendojnë se ka mungesë të dialogut qeveri-opozitë, 8% i vendosin fajin lobimit ndërkombëtar të opozitës, 2% kanë shprehur mendime të tjera ndërsa 5% thonë nuk e di.

Ora 22:35
Në 10 vite përkeqësohet dialogu politik, ekonomia e papunësia, më mirë liria e demokracia

Duke u krahasuar midis situatës aktuale dhe asaj të 10 viteve më parë, duket se kriza politike ka bërë që 56 % e tyre qytetarëve të shprehen se janw tw përkeqësuar me dialogun mazhorancë-opozitë. Përkeqësim ka pasur edhe Ekonomia e Papunësia ku 50 % e shqiptarëve mendojnë në këtë mënyrë. Në lidhje me lirinë dhe demokracinë ka një kthim ku thuhet se 48 % thonë se është përmirësuar dhe  29 % që është përkeqësuar. Përmirësim ka njohur edhe zhvillimin urban, ku mbi 56 % janë shprehur se është përmirësuar dhe 17 % është përkeqësuar, ndërsa 27 % shprehen se në një dekadë asgjë nuk është ndryshuar. Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve 54 % shprehen se janë përmirësuar dhe 22 % se situata është përkeqësuar.

Ora 22:33
Sondazhi/ Drejtësia, prezenca e shtetit e shëndetësia janë përmirësuar në krahasim me 10 vite më parë! Korrupsioni dhe krimi më keq

Duke krahasuar midis situatës aktuale dhe asaj të 10 viteve më parë, si ka ndryshuar perceptimi në lidhje me disa fusha shumë të rëndësime si korrupsioni, krimi dhe trafiku i drogës,  shëndetësia, drejtësia etj. Kjo ka qenë pyetja e radhës për shqiptarët.

Ajo që bën përshtypje është fakti se shqiptarët shohin përmirësim në 5 fusha dhe përkeqësim në dy fusha.

Ora 22:23
Roli i presidentit, shqiptarët masakrojnë Ilir Metën: Po përdor postin për interesa personale dhe partiake

Presidenti Ilir Meta duket se është më i godituri nga ky sondazh, ku shqiptarët e kanë kritikuar tepër se po përdor rolin e tij për interesa personale dhe partiake. Ndërsa në lidhje me rolin e tij kryesor për balancimin e pushteteve duket se 86 % shprehet se ai  nuk e ka respektuar aspak. Po mbron kushtetutën? Për 85 % e shqiptarëve aspak

Ora 22:22
Qytetarët të pakënaqur me sjelljen e presidentit Meta, 66% e cilësojnë të keqe

Si e gjykoni sjelljen e Presidentit Meta? Shkëlqyeshëm 3%, mirë 13%, mjaftueshëm 18%, dobët 38%, keq 28%. Qytetarët shprehen tepër të pakënaqur nga sjellja e presidentit IIlir Meta.

Ora 22:11
Alternativa politike dhe besueshmërinë e lidershipit, shqiptarë shumicë dërrmuese me vlerësim negativ për opozitën

Si i gjykoni këto veprime të kryera nga opozita, nga besueshmëria e lidershipit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe alternativën politike?

Në lidhje me disa prej çështjeve të kryera nga opozita, për alternativën politike që ato ofrojnë, 22% mendojnë se është e mirë, 78% mendojnë se nuk është e mirë. Ndërkohë për raportin e opozitës me median, shtypin, 32% e qytetarëve mendojnë se është shumë i mirë, 66% shprehen se nuk është e mirë ndërsa 2% shprehen nuk e di.

Një shumicë prej 74% të të anketuarve mendojnë se besueshmëria e lidershipit nuk është i mirë, 24% thonë se është e mirë ndërsa 2% thonë nuk e di. 72 % e qytetarëve të pyetur mendojnë se marrëdhënia e ndërkombëtarëve me opozitën e bashkuar nuk është e mirë, ndërsa 28% mendojnë se është shumë e mirë. 73% e qytetarëve të pyetur mendojnë se kontributi i opozitës për reformat nuk është i mirë ndërsa 27 % mendojnë se është i mirë.

Ora 22:08
Mbi 90% e shqiptarëve kundër opozitës për bojkotin e parlamentit dhe djegien e mandateve

Për gjykimin e veprimeve të opozitës ndaj qeverisë, më saktësisht në fokusin e akuzave ndaj qeverisë, 28% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e mirë, 71% e tyre mendojnë se nuk është e mirë ndërsa 1% përgjigjen nuk e di.

Për organizimin e protestave nëpër sheshe 21% mendojnë se kanë qenë hapa të mirë, 78% mendojnë se nuk është i mirë ndërsa 1% përgjigjen nuk e di. Për ndërprerjen e protestave në sheshe, 24% e të pyeturve mendojnë se ishte një hap i mirë/shumë i mirë, 75% mendojnë se nuk ishte hap i mirë ndërsa 1% thonë nuk e di.

Për djegien e mandateve në parlament, 10% e qytetarëve shprehen se ishte një hap i mirë, 90% mendojnë se nuk ishte një veprim i mirë. Ndërsa për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit, 8% mendojnë se ishte një hap i duhur, 92% shprehen se ishte i gabuar.

Ora 22:07
Qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama/ Vetëm 6% i japin shkëlqyeshëm Bashës, 61% notë jo kaluese

Në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë Rama, 6% e qytetarëve mendojnë se ka qenë e shkëlqyeshme ndërsa 18% e të anketuarve gjykojnë se qasja e opozitarëve ka qenë e mirë. 15% e të pyeturve mendojnë se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë janë të mjaftueshëm ndërsa një pjesë e madhe, saktësisht 37% mendojnë se roli i opozitës ka qenë i dobët. Një pjesë e mirë e qytetarëve mendojnë se roli i opozitës ndaj qeverisë ka qenë e keqe.

1607461687_TABELA8.jpg

Ora 21:58
Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë! Digjitalizmi i vleresuar si i sukseshme

Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në këto fusha? Liria e shtypit në vend 49% e shqiptarëve e ka vlerësuar të mirë dhe 46% jo të mirë duke krijuar një rezultat të ngushtë. Reforma zgjedhore nuk është vlerësuar nga qytetarët, ku 50 % e kanë cilësuar jo të mirë dhe 45% të mirë. Dhe integrimi është një tjetër pikë e dobët pasi 51 % e cilësojnë jo të mirë. Vërejtje ka pasur edhe për ekonominë dhe politikën e jashtme në votime, ku shumica e qytetarëve shprehet se situata nuk është mirë. Ndërsa është vlerësuar procesi i digjitalizimit.

Ora 21:55
Shqiptarët: Reforma në drejtësi, suksesi i Qeverisë Rama. Dialogu me opozitën, ekonomia dhe korrupsion pika të dobëta

Një tjetër pyetje që i është bërë 500 shqiptarëve që janë pyetur në sondazhin e zhvilluar nga instituti italian Piepoli është mendimi që kanë për punën e Qeverisë Rama në disa fusha kryesore.

Shqiptarët kanë vlerësuar më shumë punën për Shëndetësinë, për të cilën 48% mendojnë se është punuar mirë ose shumë mirë.

Dialogu me opozitën është pika më e dobët sipas shqiptarëve për Qeverinë me vetëm 33% të shqiptarëve që thonë punë të mirë ose shumë të mirë.

Ora 21:54
63% e shqiptarëve vlerësojnë qeverinë Rama në mandatin e dytë, 37% e cilësojnë të dobët

Si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat? 37% e shqiptarëve janë përgjigjur shkëlqyeshëm, 15% të mirë dhe 11% të mjaftueshëm duke bërë që 63% ta vlerësoj një qeveri të mirë dhe 37% të dobët, ku 23% e cilësojnë të dobët dhe 17% të keqe.

Ora 21:41
Pse po përhapet COVID-19? 61% e qytetarëve i vendosin fajin papërgjegjshmërisë individuale, 31% qeverisë

Të pyetur mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, 61% e qytetarëve të pyetur mendojnë se është përgjegjësi e ulët nga vetë qytetarët. 34% e të anketuarve shprehen se faji nuk është i askujt sepse pandemia është globale, 31 % thonë se është faji i masave të pamjaftueshme nga ana e qeverisë. 11% e qytetarëve mendojnë se kjo vjen si pasojë e dobësisë së sistemit shëndetësor, 3 % thonë se opozita nuk bashkëpunoi për sensibilizim dhe 4% japin arsye të tjera.

1607460117_TABELA5KORONAVIRUSI.jpg

Ora 21:27
Menaxhimi i emergjencës COVID/ 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria ka bërë punë të shkëlqyer, 30% të tjerë vlerësim pozitiv

Në sondazhin e zhvilluar nga Piepoli, qytetarët shqiptarë janë pyetur  se si e vlerësojnë mënyrën se si Qeveria shqiptare pandeminë COVID.

Sipas sondazhit 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria shqiptare e ka menaxhuar shkëlqyeshëm e emergjencën e shkaktuar nga COVID. Mirë janë përgjigjur 16% ndërkohë që dobët dhe keq mendojnë respektivisht 16% dhe 15%.

Ora 21:15
65% e shqiptarëve vlerësojnë procesin e rindërtimit pas tërmetit të qeverisë Rama, 35% e cilësojnë të dobët

Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në menaxhimin e Rindërtimit pas tërmetit? Qytetarët kanë vlerësuar procesin e rindërtimit ku 34 % e kanë cilësuar të shkëlqyeshëm, 14 % të mirë dhe 17 % të mjaftueshëm. Ndërsa 12 % e kanë cilësuar të keq dhe 23 % të dobët. Pra rreth 65 % e kanë vlerësuar këtë proces dhe vetëm 35 % e cilësuan të keq apo të dobët.

Ora 21:09
Sondazhi në Report Tv/ Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto: I lumtur për këtë bashkëpunim (VIDEO)

Në nisje të programit "Repolitix", zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto është pyetur për pikat kryesore të sondazhit.

"Ne jemi shumë të lumtur që vazhdojmë këtë bashkëpunim me një televizion kaq të rëndësishëm. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm edhe për Italinë.  Ne jemi orientuar mbi një nalizë të përgjithshme të gjendjes së vendit, në disa kryesore. Për temat që janë të rëndëishme në Shqipëri. Pastaj kemi folur edhe për politikë", tha ai.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 09/12/2020 18:22

    Akrepit ti hash mutin . Akrepi dhembet i ka per tu ushqier , more qelbesire i kuturbuar , injorant dhe barbar i pa shembullt . Rama dhe shoket e tij , ndoshta jane te shkelqyer si persona , por nuk ja arriten te ngrene nivelin ekonomik te popullit , jemi ne ate gjendie qe ishim para 10 vjetesh . Po ti more edepsez paguhej per te ofenduar ata qe s'kane buke te han , more te hengert kolera , ti je nje qorr me sy hapur . Per mua dhe gjithe popullin cilido qe ngre ekonomine , sigurine ; te rrije 100 vjet ne pushtet more derdemen . E c'far i kemi ne politikanet , vellezerit apo femijet tan ?. Per ne , politikan i mire esht ai qe punon edhe per ne , jo ai qe te vjen ty per hater , apo per ide . Po ti je sigura nje komunist i urryer , ose nje sahanlepires i pa afte . Ti sigura je rritur me buke miseri --ne e kishit -- dhe me thane gorrica e manaferra . Njeriu nga menyra si rritet , zgjedh dhe percakton menyren e te menduarit . --nese mundet te mendoje -- .. Mos guxo te komentosh per komentet e te tjereve , more rrugac e kokebosh , turp te kesh , primitiv i pa skrupullt .

    Përgjigju
  • Vangjush Petro Bleta: 09/12/2020 16:35

    O akrep pa dhëmb ti kam par komentet e qënke një Idjot i ler mor pler. Po kë të vēm simbas teje mor teveqel të vëm kryekriminelin salhi ish sekretarin e partis së punës apo të vëm lulin kriminel hajdut. Apo të vëm monika fshataren me fjalorin më të pisët që mund të ket një femër.

    Përgjigju
  • Akrepi: 09/12/2020 13:05

    PS s'ka pse te mos e "meritoje" edhe nje mandat . Te rinjt , fuqi e re punetore , i la pa pune dhe u larguan , edhe ata pak punetere qe gjejne pune ku mundin , marrin nje rroge 15--20 mije lek ne muaj , pa sigurime , pensionet mesatarisht 10 mije lek ne muaj , sa para 8 vjetesh , ndihme sociale qesharake . Tatime dhe taksa dhe ca pagesa fikse , qe nje dreq e di pse i kan vendos , jane me shume se sa rrogat apo pensionet qe i jep popullit . E pse te mos i takoje te qeveris sklleverit e kohes moderne !?. Shqipetaret nga shpirti dhe intelekti , shume prej tyre jane pozitiv , sigupisht ka edhe nga ata qe zvarriten ; por per cudi ketyre te fundit u jipet rendesi dhe perkrahie maksimale , ku shtypin barbarisht mendimin perparimtar .

    Përgjigju
  • Komunist deri ne vdekje: 09/12/2020 11:37

    Cuditem me nje pjes....po pse kush do fitoj..,ata qe e filluan pushterine qe me dy prill 1990 ne shkoder e vazdojn...ata qe ben 1996-97-98-21janarin- rr e kombit te elbasanit cez-in vilat prona an e kend shqiperis gerdecin ....ata qe brenda nje muaji shkateruan gjithshka qe ish ngritur me djers te paster per45-vjet....ata qe na vodhen vran grabiten pronat tona dhe i ben te tyret ata qe e tradhetuan kosoven e shqiperin ne cdo veprim te tyre .....eh sa kan ber ata akoma...cuditem me shpellaret e te kater drejtimeve te busulles.....si ka mundesi te mbeshtetesh kete opozit te zgerlaqur spurdhjake vrasese vjedhese shkateruese anti shqiptare trafikante shkaterimtare mafjoze perverse tradhetare....nje grusht ini po ju qofshi....

    Përgjigju
  • ela: 09/12/2020 09:28

    mungon pyetja ne sondash a do te shkoni te votoni nga 2milion e 400 mije votues votojne vetem 900 mije.Duhet te kete nje prag elektoral si shtetet perendimore.Ku cdo parti fituese duhet te kap 40 perqind ne shkalle vendi te shtetasve ne liste me drejte vote jo te jete fitues ai qe kap me shume vota ne 900 mije votues kjo nuk eshte e drejte pasi gati dy milion nuk votojne ndaj nese nje parti eshte fituese dhe nuk ka kapur pragun elektoral shkall vendi ne listat e votuesve kjo parti eshte e detyruar te bej kualicion me nje parti tjeter qe te kapet 40 perqindeshi keshtu ndodh ne tere europen se i bie te votojne 1 mije veta gjithsej dhe kush parti fiton ne keto 1000 votues drejton vendin kjo nuk eshte e drejte.

    Përgjigju
    • robi: 09/12/2020 10:51

      sidomos duhet te beje koalicion me cizmepartcken e Nafije dybekut se ka me dhjetra militante me 8 vjecare qe u ka premtuar na Jale gjate shkuma party dhe gjate hardallosjes se lristave se do i fute tek ministria e shalegjates dymetroshe Klajda surrattepsija qe e mbushi dikur me militante dhe e kusherinjte e 7 te bashke me hundpinoken Erisa. Kurre me koalicion me forcen me destruktive te planetit dhe me te urryeren ne shqiperi,,,

  • Artur: 09/12/2020 08:49

    Është e lehtë ta nxjerësh armën dhe të qëllosh po nuk është veshur me rroben e ligjit që të boj çfar të dojë ligji është njësoj për të gjithë si për atë që e zbaton dhe për atë që duhet ta zbatoj polici në radhë të parë duhej të bënte paralajmërimin si ushtarl në kohën tonë tre herë duhet të shtij në ajër pastaj duhej të bënte paralizimin e tij duke e qëlluar në këmbë dhe jo drejt në trup. Për mu polici ka bër gabim. Në asnji mënyrë nuk duhej ta qëllonte në trup. Kjo tregon se policija jon përpara tregon dhunën jo mençurin .

    Përgjigju
  • Dangellia: 09/12/2020 08:04

    O ferid ....po populli do votoj RAMEN se ne krahasim me ata emer shuuarit e tu qe me ata kishe gjithshka dhe me RAMEN i humbe te gjitha...mos ishe ndonje prokuror apo gjykates....krahasini jan nata me diten....keq me vjen o ferid po kete radh ste ka mbetur gje i humbe te ggjitha.....tani vri veten o b.lepirs i sali kriminelit

    Përgjigju
  • tosi: 09/12/2020 07:27

    I perjetshem qofte kujtimi i Nafije dybekut te leshitlikes, babaxhikes, leshitpetrikes, leshitmonikes dhe sharebajgave te haremit famekeq erotiko naziskin te Jales qe populli shqiptar me 25 prill do u jape shqelmin duke i nxjerre perfundimisht nga politika kete monster te degjenerimit moral te rinise duke i hardallosur ne harem me shkuma party dhe duke i mashtruar me nje cel.kinez dhurate dhe nje premtim per punesim ne administrate kur Nafija fallxhorja te vije ne pushtet kur te qethen delet. Kurre me ne pushtet shpura e sharebajgave qe i kthyen ministrite ne vende pune per militantet me 8 klase shkolle si Surratnallonja , surrattepsija Klajda shalgjata dymetroshe qe e qan fare pogonishten dhe Baftjarin me raki skrapari. Cizmeparticka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute qe vodhen fondet e rrugeve dhe i lane rruget rrugeve si ajo Elbasan Tirane kurre me ne pushtet. Shoret e politikes qe kakarisnin neper ekrane tip cim pordha si Kejdi dhembcakallja, shalepiprra, sygerdoqja, kembeshtrembeta, Nora bythderrja gjithollog'ja, Erisa hundpinokja, Floida surratufoja e lristave te hardallosur qe bllokuan rruget, thyenin xhamat e fakultetit, bllokonin rruget me ne fund ne koshin e plehrave te Shqiperise.Populli shqiptar do ja nxerre per hunde cizmen ndaj kryeministrit gruas me gojepiset te planetit qe deklaroi ne 2017 ne fushate ne Elbasan ne nje takim elektoral: militanteve te pd_se do u a qijme robt e shpise duke shokuar dhe vete militantet e leshelise.

    Përgjigju
  • Feridi: 09/12/2020 03:05

    Eshte nje e vertete e pa mohushme shqipetaret me Ed Ramen do ti humbasin te gjitha ASHTU sic I kam humbur une ne qeverisjen 7 vjecare te ed Rames prandaj shqipetaret duhet ta kuptojne se vote per ramen eshte shkaterrim dhe humbje

    Përgjigju
  • Feridi: 09/12/2020 02:59

    Edhe nje mandat te trete per ed Ramen !!!! SHQIPËRINË E MORI LUMI SHQIPETARET DO TI HUMBIN TE GJITHA SIDOMOS EMIGRANTET Nje mandat te trete per shtetin rrumpalle te Rames eshte shkaterrim total I familjeve shqipetare

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 09/12/2020 01:23

    O tironc nga te gjithe plehrat Rama eshte i duhuri per Shqiperine.

    Përgjigju
  • vera: 09/12/2020 00:44

    EDI RAMA TE VAZHDOJE TE QEVERISE ,,,POR DUHET TE BEJE TEATRIN SIC ISHTE ATY KU ISHTE,,,,DHE TE MOS VJEDHE NE TENDERA RRUGESH,,,,NDRYSHE NJE MUT DO MARRE...

    Përgjigju
  • Alb: 09/12/2020 00:40

    Edi rama do mart mandatin e tret dhe do iki si gadafi sondazh i sigurt.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 09/12/2020 00:25

    Rama mandat te trete... Monika e Lylaqi ate te Noc Rrokut

    Përgjigju
  • goni: 08/12/2020 23:30

    te vazhdoj edi rama dhe nje mandat qe te mbylli rindertimin dhe projektet qe kan mbetur ne mes... se po unfut lulushi pastaj ekonomia do jet 7x7 42 hahahahaha

    Përgjigju
  • tironci: 08/12/2020 23:12

    ahh medet per ne kur dalin e thone se ska si rama, keto jane gjithe plera nga i pari deri te me i funit pa pike dyshimi, keto te gjithe i kasete , ju thoni e merito!!ca ka bo ky qe e merito?? qe po shkojme grope perdite ahh po me fal ska alternative tjeter e keni gjet, kur te iki ky do qajm sic qame ate moterq,, min, ahh sa gjynof jemi mjere ne ca niveli kemi

    Përgjigju
  • Redi: 08/12/2020 23:06

    Sa shpejt e keni filluar fushaten. E morem vesh ska nevoke per sondazhe. Rama eshte kampion ne te gjitha. Bile ta dergojme edhe ne olimpiade, qe ti marri te gjitha medaljet.

    Përgjigju
  • Qatip: 08/12/2020 22:43

    Partia socialiste e meriton dhe nje mandat tjeter. Sinqerisht kane bere nje pune te jashtezakonshme. Edi rama ka punuar shume

    Përgjigju
  • nik: 08/12/2020 21:51

    nuk ka alternative tjeter pervec EDI RAMES.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 08/12/2020 17:34

    PS DHE EDI RAMA JANË FITUES NË 25 PRILL.TË TJERET JANË VRASES NË 21 JANAR,ETJ.JANË FATKEQSI KOMBËTARE DUHEN VARUR TE SHESHI SK.

    Përgjigju
    • robi: 10/12/2020 06:14

      Ne fakt po te kishim patur ministre integrimi shalegjaten dymetroshe, Klajda surrattepsine, surratnallonen e leshitlikes qe e mbushi ministrine bashke me Erisa hundpinoken me militante me 8 vjecare dhe me kusherinjte e 7 te ne sot do kishim hyre ne BE me siguri se surratnallonja do u a kishte prishur mendjen zyrtareve te BE se kur te merrte pogonishten dhe Baftjarin me raki Skrapari ne mes te parlamentit Europian se e qan fare sidomos pogonishten .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor