Report Tv dhuron për Policinë Bashkiake dezinfektantë, maska e doreza! Kapllani-Ruseti: Ndihmë e vyer, gazetarët heronjtë tanë

Shumëkush ka zgjedhur heronjtë e tij, këto ditë të vështira të pandemisë. Report TV ka bërë gjithashtu një zgjedhje. Pas policisë së shtetit Report Tv dhuroi sot me moton “ me çdo polic kundër Covid-19” 400 dezinfektantë, 400 maska dhe 400 doreza për policinë bashkiake. Kreu i policisë bashkiake Ermal Kapllani vlerësoi bazën material si ndihmë të vyer, ndërsa zv. kryetarja e bashkisë Tiranë Anila Ruseti në falenderimin e saj për Report Tv i cilësoi gazetarët heronj përball Covid-19.

‘Struktura ka qenë në gatishmëri të plotë, nuk kemi pasur asnjë rast të policisë me shenjat të koronavirusit kjo për faktin se kemi arritur t’i ruajmë shërbimet tona gjatë gjithë punës që ata bëjnë dhe për të ruajtur distancën gjatë komunikimit me qytetarët. Ndihma juaj që na jepni sot dhe ndani diçka që e keni shumë të vyer edhe për vetën tuaj, pasi ashtu si dhe ne jeni në terren gjatë gjithë kohës në vështirësi të marrjes së këtij virusi, ne ju falenderojmë shumë dhe e kemi shumë të vyer dhe të çmuar ndihmën’, tha drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani.

‘Përtej faktit që policia bashkiake dhe shumë punonjës të tjerë kanë qenë heronj për këtë punë, e njëjta gjë vlen edhe për gazetarët që kanë qenë në terren dhe kanë ndihmuar pafund qytetarët për t’i informuar në lidhje me masat që duhet të marrin dhe fashat orare që duhet të dalim. Ju jemi mirënjohës për ndihmën që keni sjellë, e dimë që janë vlefshme për të gjithë ne që jemi në terren dhe për djemtë dhe vajzat e policisë bashkiake që përsos shumë punëve të shumta që duhet të bëjnë janë gjatë gjithë kohës në terren në kontakt me persona të ndryshëm. Kjo është një nga ndihmat më të rëndësishme në këtë moment’, tha nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti.

Redaksia jonë shpreh solidaritetin me këdo prej stafit policorë, mjekësorë apo shërbimeve të emergjencave të cilat sot janë përballë në vijë të parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

‘Se kisha menduar që do të vinte kjo situatë, por tani duhet të bëjmë maksimumin tonë’, tha një efektive e policisë bashkiake

Nëse çdokush hedh sytë nga uniforma e policisë dhe uniformat e mjekëve ne kemi zgjedhur përveç komunikimit, transparencës dhe monitorimit të punës së  tyre, media ka një rol të rëndësishëm në shoqëri, jo vetëm të kritikojë dhe informojë, por dhe të ndihmojë kur ka mundësi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA 60 miliardë dollarë për Ukrainën, Senati pritet të miratojë sot ndihmën për Kievin

SHBA 60 miliardë dollarë për Ukrainën, Senati pritet të miratojë sot ndihmën për Kievin