Këtë të martë eskavatorët e kompanisë “A.N.K. janë rikthyer në kantierin e rrugës së shembur për të pastruar dherat, edhe pse ndaj saj ka një denoncim në SPAK nga avokati Esmerald Xhafa. Inxhinierët e Autoritetit Rrugor Shqiptar kryen gjithashtu inspektim në rrugën “Korce-Erseke”, por nuk u prononcuan për mediat.
Report Tv sjell pamjet nga shembja masive e rrugës që pritej të inagurohej në qershor. Dyshohet se shkak për shembjen masive janë bërë punimet pa cilësi të kompanisë ANK. Skandali bëhet ende më i madh ku e gjithë struktura e kësaj rruge ka pësuar plasaritje. Në pamjet që sjell Report Tv, dallohet që në hyrje të aksit Korçë-Ersekë ka plasaritje të mureve mbajtëse.
Avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING për "Shpërdorim detyre", "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike". Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.
Ndërtimi i rrugës së re Korçë-Erseke që do të shmangte kthesat e Qafës së Qarrit, ka nisur në vitin 2013. Tenderin me vlerë 17 milione euro për lotin e parë e kishte fituar ANK. 4 milione te tjera u shtuan në 2017 për këtë segment. Ndërsa në 2020 nisi puna për lotin e dytë me gjatësi 18 kilometra, ku po punohet aktualisht. Në dy tendera të ndryshëm u dhanë 41 milionë euro dhe serish fituese u shpall ANK-ja. Ndersa ne vitin 2022 me kërkesë të kompanisë, ARRSH-ja shtoi dhe 4 milionë euro te tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës. Për këtë rrugë interurbane me dy korsi, ne total 35 km jane dhënë 66 milionë euro dhe nuk dihet se kur do të perfundojë.
Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili ka përfituar tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
36.4%
-
Gërryerjet në Shkumbin
30.5%
-
ARRSH
33.1%
Vota total: 236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juglindja 5 ditë në izolim, shembet ura te ‘Arrat e Gurrës’! Do të ndërtohet rrugë provizore 1.3 km buzë Shkumbinit, s'ka afat për hapjen (VIDEO)
25 Shkurt, 09:51
-
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: Ndërtimi i Korridorit VIII s’ka ndikuar! Zv.ministri i Infrastrukturës i shmanget pyetjeve të gazetares së Report TV
24 Shkurt, 18:49
-
VËZHGIM/ Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 - 8 orë! Qytetarët: Kaos total! Shteti të ndërhyjë
24 Shkurt, 18:00
-
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Shkak erozioni dhe shirat! Do të ndërtojmë një rrugë alternative 1.3 kilometra të gjatë, shembim urën
24 Shkurt, 17:58
-
Korridori i VIII dhe kostot mbi lumin Shkumbin! 5 leje për t'i gërryer zhavorrin për të ndërtuar Elbasan-Qafë-Thanë dhe Elbasan-Lekaj (VIDEO+FOTO)
24 Shkurt, 16:14
-
Çarje në pjesën anësore të rrugës Boboshticë-Dardhë, kufizohet lëvizja e mjeteve në një korsi (VIDEO)
24 Shkurt, 13:12
-
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas bllokon rreth 40 kamionë në Qafë Thanë, drejtuesit 3 ditë në pritje! Para izolimit, në Bllatë vetëm 8 kamionë, sot 50 në ditë (VIDEO)
24 Shkurt, 11:41
-
Juglindja 4 ditë në izolim/ S’ndalet rrëshqitja, rruga Librazhd-Prrenjas e shembur! Dëmtohet edhe segmenti i Korridorit VIII (VIDEO+FOTO)
24 Shkurt, 09:24
-
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, flet administratori i një bujtine në Voskopojë: Na u anuluan 80% e prenotimeve, rrezikojmë falimentin
23 Shkurt, 21:21
-
Artur Ajazi: Shembja e rrugëve, si shembja e 'idhujve'
23 Shkurt, 15:26
-
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, e pakalueshme dhe për këmbësorët! Banorët e Dragostunjës ngjisin kodrat për të shkuar në shtëpi (VIDEO)
23 Shkurt, 13:01
-
Rrëshqitja e tokës dëmtoi bypassin provizor në Librazhd-Pogradec/ ARRSH: Qarkullimi i bllokuar, po kryhet rivlerësim gjeologjik! Përdorni këto rrugë alternative
23 Shkurt, 12:23
Av.Xhafa e ka marre me yrysh si mushkat ne te tatepjete! Zoteria eshte mire te mos ngateroje cilesine e punimeve dhe devijimin e projektit me problemet e tjera te rruges.Konkretisht perpara se te shkonte ne SPAK, duhet te merrte nje raport te detajuar nga gjeologet dhe hidrologet per gjendjen e zones.Shikon plasaritje ne asfalt,sigurisht qe do te kete,jo nga cilesia e punimeve,as nga konsumimi i rruges (sepse akoma nuk eshte perdorur),por sepse po rreshqet toka nen te,shikon rreshqitje nga siper ne zonen me trekendesha ne sec.0.17 te videos.Edhe per kete rreshqitje punimet e dobeta te firmes do te jene fajtore,apo mungesa e rrjetave metalike dhe e pemeve?! E gjithe zona perreth eshte e shkretuar pa peme,shkurre e bimesi,si zone e perdorur nga minierat.Po te shikoni dhe kodrinen e zhveshur afer zones se shembjes ne te majte te videos me ravinen ne vazhdim poshte saj ne 0.07-0.14 dhe ne fund aty nga min e nente kur i bien rrezet e diellit dhe te shikoni vragat,degezimet qe behen me te qarta nga drite-hijet e shkaktuara nga dielli mund t'a kuptosh qe zona eshte e prirur drejt rreshqitjeve dhe duket qarte drejtimi i tyre.Tani nese z.avokat do te beje rolin e prokurorit sic duhet dhe jo te niset nga pasioni i castit duhet te hetoje nese ka nje raport nga gjeologet per zonen dhe nese firma e ka marre parasysh dhe te njejten gje t'a kerkoje dhe nga hidrologet e meterologet.Sepse nje zone me perberjen minerale te duhur,qe thith shume dhe mban lageshti,qe depertohet nga burime ujore te nendheshme qe i kthejne dherat ne nje /supe/ te lengezuar,apo ne nje /kustarde/ me kore siper e te bute brenda ka prirje te shembet,apo dhe kur rrihet pa meshire nga agjentet atmosferike,p.sh sa dite me shi,bore e ngrica kalon zona,sa kohe zgjasin e mbajne,fuqia e tyre,etj dhe keto ndikojne ne shembje rruge.A jane marre parasysh keto ne projekt? Nese projekti eshte bere pa marre parasysh raporte te tilla,atehere kjo duhet te jete akuza e pare per firmen,te tjerat vijne vete pastaj.
PërgjigjuZonja Iris, zonja Entela Çano me sakte, nuk shtyhet me vjedhje e fallsifikime perhera. Amerika te ka lene me vule sado qe leshte i leve bjonde, ne kerkim je akoma per vjedhje. mund tua sugjerojme gazetareve dhe foton tuaj te lemeritur. Nuk te fal zoti me hakun e popullit.
Jepini lugeter jepini , merni ce tgjeni e tallni topet me popullin e pa dhe me faj
Përgjigju