Report TV në familjen e Sadikut:
Ankth e emocione teksa luante djali

Report TV në familjen e Sadikut:<br />Ankth e emocione teksa luante djali
Ky Evropian ka një vlerë të shtuar për cdo shqiptar. Kombëtarja jonë për herë të parë fiton përfaqësimin në kampionatin futbollistik që po zhvillohet në Francë. Edhe pse ndeshja e parë nuk solli rezultat pozitiv, zemrat e shqiptarëve dhe tifozeria shembullore i kanë shpresat tek 11 lojtarët kuq e zi.

Familjet e futbollistëve janë edhe strehat më të mëdha të emocioneve që të dhuron futbolli. Një ditë para ndeshjes me Francën, Repor TV ishte në shtëpinë e Armando Sadikut në Elbasan. Babai i Armandos Durim Sadiku, një ish-futbollist dhe trajner thotë se ndeshja e parë ishte një emocion dhe ankth për të gjithë.

'Kemi qenë në çdo moment në ankth që të shkonte sa më mirë loja. Jo vetëm ne por edhe të afërmit, e gjithë Shqipëria e ka përjetuar me një emocion të madh pjesmarrjen e kombëtares tonë në këtë Europian'. u shpreh babait i Sadikut. 

Ai më shumë se çdo shqiptar e priti një gol nga djali i tij. Ai thotë se emocionet ndikuan për keq tek ekipi dhe çlirimi erdhi në pjesën e dytë ku djemtë luajtën mbi 100%.

'Pjesa e parë ka qënë jo e mirë, por duke ardhur pjesa e dytë pavarësisht se ishim me një lojtar më pak u çliruan dhe nuk kishin çfarë të humbisnin dhe dhanë 150% që të plotësonin edhe atë boshllëkun e pjesës së parë'. 

Me urimin që ndeshja e radhës do të sjellë golat e shumëpritur të kombëtares dhe të Armando Sadikut, Durimi thotë se Armandi ka shumë oferta nga klube të rëndësishme dhe do të vendosë më të mirën pas Europianit duke përfaqësuar gjithmonë Shqipërinë pasi ëndrra e tij ka qenë kombëtarja.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin