KUKËS- Frika nga ndonjë sulm i mundshëm e detyroi shtetin komunist të Enver Hoxhës, të ndërtonte paralelisht me Kukësin e ri, një qytet të nëndheshëm që rrallëkush e di se ekziston.
Qyteti i nëndheshëm është 2.4 kilometra , aq sa është edhe shtrirja e qytetit sipër. Ai ndodhet më shumë se 30 metra nën atë ekzistuesin dhe ka një kapacitet prej 30 mijë banorësh. Me shkallët në formë rrethore që nuk kanë të mbaruar në zbritje si dhe kryqëzime e tunele si një labirint.
Ka 5 hyrje të vendosura në lagje dhe në qendër të tij janë institucionet, e në momentet e një alarmi për sulm, i gjithë Kukësi do të kishte mundësi të mbrohej nga qyteti i nëndheshëm, i tëri i ndërtuar në beton e i fortifikuar për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike.
Në Kukësin e nëntokës, poshtë këmbëve të qytetarëve të saj janë të vendosura, spitali, materniteti, furra e bukës, shtypshkronja, ujësjellësi, komiteti ekzekutiv, ai i partisë, sallë e madhe për mitingje apo takime me popullin, burgu, hetuesia si dhe komiteti i partisë.
Për Kukësin nëntokësor është shpenzuar me miliarda lekë e punuar gati 20 vite.
Kadri Syla dëshmitar i këtij ndërtimi, por edhe pronar i një lokali, në kthinën e të cilit ndodhet një prej hyrjeve të këtij qyteti të nëndheshëm, shprehet për Report Tv se asnjëherë nuk ka tentuar mbylljen e tunelin, madje ai i bën thirrje shtetit që të merren masa për restaurimin e tij.
"Punime të veçanta quheshin në atë kohë. Ka pas shumë punëtorë. Dikush me e hap, dikush më e betonuar. Kanë punuar njerëzit nga viti 74-75 mesa mbaj mend. Derën e tunelit nuk e kam bllokuar, pasi duhet të jetë i gatshëm në çdo kohë, për çdo eveniment. Është bërë për mbrojtje. Kërkoj ta mbajnë, ta riparojnë, ta mbyllin që mos të dalin jashtë përdorimit dhe të jenë funksional në çdo kohë. Vlen për turizëm, vlejnë për histori. Vlejnë për çdo gjë. Janë harxhuar shumë para", tha ai.
Deri në vitin 1991 qyteti i nëndheshëm është ruajtur dhe mirëmbajtur nga strukturat shtetërore, ndërsa pas saj nisi degradimi. Aktualisht në pamjet që sjell Report Tv, në qytetin e nëntokës mungon ndriçimi e ka dëme të konsiderueshme, megjithatë me pak investim mund të rikthehet si më parë.
E moret vesh o njerez ku i ka cuar parate Enver Hoxha..?! Dhe si perfundim as varrin nuk ia lene rehat!! Te pakten ai duke u krahasuar me keta pas ‘90 as nuk mori me vete e as nuk i la gje femijeve te tij, pervec reputacionit, keta sot kane vjedhur per vete e per femijet e femijeve.. Ju do thoni qe i beri parate armatime dhe bunkerizime. Ne periudhen e luftes se ftohte, te gjithe shtetet investonin shume ne ushtri. Ne duke qene qe kemi fqinj shtete qe “ na e duan te miren “, duhet te investonim shuma te medha, aq me teper qe nuk kishim ne krah ndonje shtet te fuqishem. Mjafton vetem nje fakt qe ato bunkere ishin te nevojshem kur ishte lufta e Kosoves. Te gjithe bunkeret pergjate kufirit me Serbine u pastruan dhe u bene gati per perdorim...
Përgjigju