Report Tv në Liqenin e Butrintit... midhjet kultivohen në kushte artizanale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare

Pas publikimit të raportit të KLSH ku ngrihet alarmi se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore, Report TV ishte gjatë ditës së sotme në Liqenin e Butrintit, ku është dhe pika e vetme e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Gazetari Limos Didani raporton se midhjet përpunohen në kushte artizanale me zierje dhe tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare.

"Përpara 2 vjetësh e mbylli tregun  e midhjeve, por që ky treg ka vijuar në rrugë", tha gazetari Limos Didani.

Ndërkohë vihet re një rënie të prodhimit për shkak të investimeve të pamjaftueshme dhe dëmtimit të prodhimit gjatë verës nga rritja e temperaturës së ujit në Liqenin e Butrintit. Këtë problem do ta zgjidhte vetëm furnizimi me ujë të ëmbël dhe të freskët nga lumi i Bistricës, i cili bën furnizim të pamjaftueshëm si shkak i mungesës së investimit për pastrimin dhe thellimin e kanalit të ngritur për këtë qëllim.

Një tjetër pikë e rëndësishme e raportit të KLSH  lidhet me portet e peshkimit të vendit tonë, që sipas KLSH-së menaxhohen në mënyrë jo efektive dhe kanë probleme të dukshme në infrastrukturë. Konkretisht porti i peshkimit në Vlorë ka probleme me pankinat e ankorimit të mjeteve të peshkimit të cilat janë të demtuara. Në port mungon një ambient për remontin e tyre.

"Më shumë anije të mbytura se në gjendje pune. Kjo është situata në portin e Durrësit. Janë vetë peshkatarët që ankohen. Edhe pse e kanë ngritur zërin disa herë, fjala e tyre ka shkuar në vesh të shurdhët. Ata i bëjnë thirrje instancave përkatëse që të kenë një uzinë për remontin e anijeve të tyre pasi shpesh herë detyrohen që t'i bëjnë në Pashaliman ose në Durrës, ndërkohë që mungon ndriçimi, por edhe pankinat janë të dëmtuara", thotë gazetarit Armand Xhelili.

Një tjetër problematikë me të cilat hasen peshkatarët janë dhe anijet e zhytura të cilat pengojnë mjetet e peshkimit për të hyrë dhe qëndruar në port. Ata  kërkojnë zgjidhje për një situatë e cila vijon prej vitesh.

"Një anije mbytur është shqetësim sepse zë vendin e anijeve të tjera, anijet nuk po ankorohen dot, ka anije që nuk punojnë pse nuk hiqen po zënë vendin e të tjerave. Nuk ka drita, nuk ka as ujë", tha një peshkatar

"Anijet e vjetra janë shumë shumë problem, sidomos në kohë të keqe në ankorim është shumë problem. Por ne kemi problem dhe për një magazinë ku të qepim rrjetat, s'kemi ku t'i qepim", tha një tjetër peshkatar

KLSH ka theksuar që asnjë nga portet e peshkimit nuk ka kapacitet e duhura ankoruese për të gjithë flotën e peshkimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite