Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'

Lufta ndaj informalitetit do të jetë në fokus të qeverisë edhe për 3 vitet e ardhshme. Në draftin paraprak të Reformave Ekonomike 2024-2026, që Report TV e disponon, një nga pikat kryesore që do të jetë në qendër të vëmendjes është aksioni kundër evazionit fiskal.

Lufta ndaj këtij fenomeni që ka nisur prej vitesh do të përqendrohet në 6 shtylla, me synim reduktimin e punësimit në të zezë, uljen e rasteve me paga të nëndeklaruara, reduktim të mashtrimit tatimore, rritje e sigurisë tatimore, hetim i pasurisë së pajustifikuar si dhe masa në pagimin e TVSH-së e deri tek përmirësimi i shërbimeve nga Administrata Tatimore.

Përgjatë vitit 2024, Ministria e Financave parashikon të vijohet me aksionet kundër ekonomisë gri, nëpër sektorë të ndryshëm, do bëhet një fushatë për regjistrimin e bizneseve për të qëllim të TVSH-së, do ketë konsulencë nga Administrata tatimore Suedeze, për trajtimin e shmangies së taksave për tatimpagueset e rinj.

Do të avancohet më tej në vitin 2025, ku është planifikuar të ngrihet një plan i detajuar për të frenuar mosdeklarimin real të pagave si dhe do të punohet që deklaratat e TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale të jenë të para-plotësuara.

Ndërsa në 2026-ën, planifikohen të merren masa ekstra për uljen e pagesave në cash në ekonomi, për shkak se qarkullimi i lartë i parasë fizike shton informalitetin si dhe do të ngrihet regjistri i pasurive të tatimpaguesve ku do të përfshihen pasuritë e luajtshme e paluajtshme. Ky regjistër ishte parashikuar të ngrihej në 2025-ën dhe ka si qëllim vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, si dhe ndërtimin e një sistemi për verifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, kjo në kuadër të justifikimit të pasurisë së vënë. Në regjistër fillimisht do të listohen më të pasurit, për tu zgjeruar më pas me të tjerë.

Në draft duke ju referuar Indeksit të Politikës së Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme të OECD- 2022 thuhet se- “Informaliteti shquhet si një pengesë parësore për avancimin e qëndrueshëm të bizneseve formale dhe, rrjedhimisht, të ekonomisë në përgjithësi”.

Referuar të dhënave të INSTAT në fund të vitit 2022, më shumë se 28% e të punësuarve në vend, ishin informal, dhe me paga të nën-deklaruara, ndërsa një nga sektorët që është evidentuar më së shumti këtë vit për nivelin e lartë të abuzimit, është turizmi, ku rreth 47% e strukturave akomoduese ushtrojnë aktivitetin të pa-certifikuara.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 17/12/2023 19:06

    OK,M.FINANCAVE: -E kan shprehur disa herë se Qeveria Rama 1,2,3 M.Financave e ka më të paaftë,pasi INFORMALITETI ËSHTË I MADH. -Në 1997 në Greqi bashkë me bukën më jepej KOPONI TARIMOR.Fillimisht u çudita.Në Shqipëri kjo nuk ndodh. -Po kështu,kur pi KAFE+UJI..nëshumë klube nuk jepet kuponi.. -Në fruta perime kjo është 0%. -Nëse do zerohej info..do më rritej pesioni aktual 20.000 L mua dhe miqve të mi pesionist dhe f.vunerable.. -Më është fiksuar një deklarat e një M/finance..Para se ta kontrollojmë biznesin më parë do e njoftojmë..! -Si ish ushtarak u çudita: Pasi sipas MF unë do njoftoja rojen në v.roje se..Unë do të kontrolloi në orë 01.00 dhe Ti zgjou në orën 24-30'. -Oh sa kam qeshur me plakën time të mirë shumë..!

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 17/12/2023 16:19

    Po vetëm shpirti ka ngel pa i marr biznesit! Në raport me të ardhurat, paguajmë më shumë se në EU!!!E çfar marrim mbrapsh??? Përveç arrogancës së zyrtarëve dhe një infrastrukture cop-cop, ASGJË!!! Shpesh detyrohemi ,me mbaru, pun, të paguajmë nën dorë, e madje themi dhe faleminderit!!! Personalish, jam pendu që kam mbështet e votu të majtën e Ramës, se ajo që u premtu në 2013, ka vdekur me kohë!

    Përgjigju
  • Qytetari: 17/12/2023 15:56

    Rregullo njehere administraten mor burre se e ke cope-cope pastaj te tjerat...

    Përgjigju
  • Vari lesht: 17/12/2023 15:26

    Po sherbimet ndaj bizneseve qe paguajne taksat do i beni se ne suedi? Po korrupsionin e inspektoreve qe te vene gjoba do e beni si ne suedi? Ju ministrat e rinj duhet te kuptoji qe po na lodhni ne bizneseve edhe ne qe kemi mbeshtetur qeverins Rama tani jemi lodhur, kenu harruar qe jeni aty fale votes tone e po na zhgenjeni! Na rritet taksat ne 23% e na largust gjithe investitoret e huaj. Po vazhdoj keshtu do iki fare me sipermarrjet e mia nga shqiperia.

    Përgjigju
  • Lala: 17/12/2023 15:17

    Bravo taksat DHE tatimet Si suedia..bukur .Po rrogat Kur do na I ngresh se kam lesht TU oagu 79% te rrogave per buk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42