'Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit në BE', Rama: Më parë në gjyqet e pronave palosej dhe shpalosej harta në seancë dhe vendimi nuk merrej pasi prona ishte në vrimë

'Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit në BE', Rama: Më parë në gjyqet e pronave palosej dhe shpalosej harta në seancë dhe vendimi nuk merrej pasi prona ishte në vrimë

1732709483_edirama.png

Kryeministri Rama ishte pjesë e tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku theksoi se ky komision do të jetë një mjet suksesi për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rama tregoi edhe avnatazhet e teknologjisë në këtë proces, teksa tregoi një rast nga seancat gjyqësore, për një pronë e cila tregohej në sallë me hartat e palosura dhe shpalosura shumë herë, saqë prona e qytetarit ishte bërë vrimë.

'Ky është vetëm një shembull që vlen dhe për Kadastrën. Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit për një proces që mund të merrte më shumë kohë. Shembull real nga proceset gjyqësore në Shqipëri, rasti i një konflikti prone që shkon në gjykatë dhe gjykata disponon hartën dhe harta nga palosja dhe shpalosja kush e di sa herë në cepat e palosura kishte vrima. Dhe vendimi shkruan se vendimi nuk zgjidhet dot se prona është në vrimë. Të gjithë llojet e vrimave mund të mbyllen falë teknologjisë. Jam shumë optimist sepse kemi shumë progres në strukturat e qeverisjes. Edhe pushtetet e tjera të bëjnë shumë më tepër. Nëse nuk e bëjmë të gjithë atëherë mbetemi si një territor ku sistemi nuk ofron ato që mund të ofrojë.'


Lajmi kryesor:

Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç