Report Tv siguron shifrat/ Bordi 'frenoi lulediellin', por s’ndalet abuzimi me çmimin e vajit të misrit! Arrin në 500 lekë/litri, mbi dyfishin e vlerës në import

Gjetja e zgjidhjes te vaji i misrit, si mundësi e detyruar e qytetarëve për të shmangur për gatim vajin e lulediellit që pësoi rritje të çmimit pas luftës në Ukrainë,  nuk i ka shpëtuar tregtarëve abuzues.

Për shkak të rritjes së kërkesës në heshtje, jashtë vëmendjes së bordit që prej 2 muajsh kontrollon vajin e lulediellit, miellin, sheqerin dhe orizin, tregtarët e kanë çuar në stratosferë çmimin e vajit të misrit.

Nëse përpara se të niste lufta dhe kriza e çmimeve, vaji i misrit shitej nëpër supermarkete dhe dyqane ushqimore 240 deri në 280 lekë litri, një vëzhgim i Report Tv zbulon se çmimi sot ka kapërcyer në vlera rekord prej 450-500 lekë për litër.

Në muajin maj vaji i misrit është zhdoganuar me 228 lekë litri, ndërkohë që qytetarët po e blejnë deri në 500-550 lekë, pra 2 herë më shumë sesa çmimi me të cilin importohet.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në total nga janari në maj janë zhdoganuar 474.870 litra vaj misri, me çmim mesatar 245 lekë/litri.

Çmimi më i lartë i importit është regjistruar në muajin mars me 366 lekë/litri, muaji ku lufta në Ukrainë, tronditi tregjet ndërkombëtare duke shtrenjtuar menjëherë produktet ushqimore dhe jo vetëm.

Sipas të dhënave të Doganës, Shqipëria nuk ka kontrata importi të drejtpërdrejta me Ukrainën, Rusinë apo Bjellorusinë për vajin e misrit. Dy shtetet prej nga importohet vaji i misrit, janë Italia dhe Turqia, ku vetëm në 5 muaj janë importuar 283,774 litra nga Italia  dhe 165,585 litra nga Turqia.

Ukraina që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të misrit, grurit dhe lulediellit, ka ulur furnizimet në Evropë, edhe shtetet kanë rritur çmimin e këtij produkti, por me dyfishim të vlerës, siç po ndodh në Shqipëri.

ÇMIMI I ZHDOGANIMIT TË VAJIT TË MISRIT (Burimi Dogana)

Janar             189 lekë/litri
Shkurt            241 lekë/litri
Mars               221 lekë/litri
Prill                 366 lekë/litri
Maj                 228 lekë/litri
Mesatarja      245 lekë/litri

IMPORTI I VAJIT TË MISRIT (Burimi Dogana)

Janar-Maj 2022       474,870 litra
Janar-Maj 2021       1,402,786 litra
Diferenca                -927,916 litra

IMPORTI SIPAS SHTETEVE (Burimi Dogana)

Italia                 283,774 litra
Turqia              165,585 litra
Greqia              24,774 litra
RMV                 562 litra
Gjermania        330 litra
Sllovenia          31 litra
Austria              23 litra
Belgjika            17 litra
Korea e Jugut   8 litra
Total                 474,870 litra

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Austri: 31/05/2022 09:28

    12 litra me 1.99 euro per liter in e Salzburg te austris I kam bler para 4 ditesh. Kto grosistet tan a thu furnizohen neper merkatat e Europe's apo neper fabrika se nuk po kuptojm asgje

    Përgjigju
  • Boti: 31/05/2022 01:44

    Po ne USA eshte me 3.1 usd litri ne market, ndersa ketu ne kete katrahure pa din e pa iman te perbere nga kafshe prehistorike qe njohin vec ngjyren e lekut,eshte 5 usd litri? Fleminderit qe e sillni ne vemendje kete fenomen.

    Përgjigju
  • Uni: 31/05/2022 01:27

    Po burgu per keta mashtruesa gjakpires ku eshte? Ku ekziston nje shtet ne bote qe sdi cfare behet me mallrat e tregtuar ne territorin e vet?

    Përgjigju
  • Boti: 31/05/2022 01:25

    Po kaq te mallkuar shqiptaret sa nuk i mbron kush? Po si ka mundesi ore qe secili ben si i di qejfi? Po cmimet e qerave ne tirane a i keni pare? Jashte cdo lloj kontrolli financiar, pa paguar sikur nje qindarke takse ne shtet. Hapni syte o media se po iken mileti, sdo ngele me kembe shqiptari ketu.

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 31/05/2022 10:29

      Boti,mos e vrit mendje se ikin shqiptaret,qeveria i ka marre masat per t'i zevendesuar. Per kete kemi bere marreveshje me Bangladeshin,Sirine e Afganistanin, do mirepresim popujt e ketyre shteteve deri sa nuk kuptojne SHQIP me vone te shohim.

  • BENI: 31/05/2022 01:18

    C'FARE BEN QEVERIA,,,C'FARE BEN BORDI,A JENI NE VETE MOR MASKARENJ,,,KA VAJTUR THIKA NE KOKCE,,,EDI RAMA PO NUK ULE CMIMIN E VAJIT VEGJETAL,,,NAFTES,,ORIZIT,,BUKES,,DJATHIT,,E GJALPIT,,,,DO VIME E DO TI ULIM BREKET ATY NE KRYEMINISTRI.....MOS U KRUAJ ME POPULLIN ,,SE KUR POPULLI XHINDOSET,,TE VJEN DHE TE LINCON....

    Përgjigju
  • Vaj ulliri: 30/05/2022 23:21

    Blini vajin e ullirit që po ju ngelet prodhuesve pa shitur, bëjini mutin vajit të lulediellit. Vaj ullirit ka vlera pa fund, kurse vaj lulediellit vetëm sëmundje sjell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë