Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të panxituar. Media “Shteg” ka publikuar pamjet e momentit nga vrasja e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, i cili udhëtonte me agjentin e Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i plagosur. Në këto pamje të “Shteg” dallohet pikërisht momenti kur Benzi ndalon në mes të rrugës. Përballë ka një taksi, ndërsa mjeti “Toyota” i autorëve sapo merr rrethin dallohet teksa ndalon. Prej tij zbret një prej autorëve, i afrohet afrohet pranë makinës dhe po qëllon në anën e pasagjerit ku i ulur ishte Gilmando Dani.
Pastaj me nxitim largohet drejt makinës “Toyota”. Në këtë moment, në video dëgjohen të tjera të shtëna kallashi nga makina “Toyota” në drejtim të Benzit. Më pas autorët largohen në drejtim të Fushë Krujës, aty ku kanë djegur edhe mjetin me 4 armët e përdorura në ngjarjen kriminale. Pamjet e tjera të siguruara nga “Shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ 80 sekondat e tmerrit në Rinas, atentat si në filma! Report Tv siguron pamjet e vrasjes së Danit, autorët zbresin nga makina dhe lëshojnë breshëri kallashi









