Report TV siguron videon ekskluzive të arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës në aeroportin e Rinasit.

Malltezi kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Siç shikohet në videon ekskluzive, tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në atë moment Malltezi, siç duket edhe në video, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.

Dy nga policët e kanë kapur për krahu Malltezin, i cili bënë ecje të sforcuar, duke shkundur këmbët dhe krahët.

Në pamje të parë duket sikur Malltezit ia kanë vënë prangat në vend, por në të vërtetë ata e kanë marrë dhe futur në makinë, dhe e dërguan tek Blloku I Sigurisë


Lajmi kryesor:

Nuk firmosi njohjen me akuzat, SPAK zbarkon sot në shtëpinë e Berishës! Zbardhet edhe vendimi i GJKKO për Malltezin, Bektashin dhe ish-kryeministrin