Përgjimet e Dakos nuk frymëzuan protestën, pjesëmarrja më e vogël se herën e kaluar (VIDEO)
Në përgjimet e tabloidit gjerman Bild të publikuara nga dosja 339, që rrodhën nga prokurorët, pretendohet përfshirja e Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit në vjedhjen e votave teksa bisedon me një nga anëtarët e fisit Avdylaj.
Redaksia 9 Qershor 2019, 11:25 | Përditesimi: 9 Qershor 2019, 18:31
Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e tetë kombëtare para kryeministrisë dhe Parlamentit, me kërkesat për largimin e Kryeministrit Edi Rama, por duket se përgjimet e publikuara nga "Bild" nuk shërbyen për të frymëzuar më shumë protestues.
Pamjet me dron nga protesta e djeshme tregojnë një pjesëmarrje më të vogël se në protestat pararendëse.
Në përgjimet e tabloidit gjerman Bild të publikuara nga dosja 339, që rrodhën nga prokurorët, pretendohet përfshirja e Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit në vjedhjen e votave teksa bisedon me një nga anëtarët e fisit Avdylaj. Bild pretendon se ai është Astrit Avdylaj, kreu i një organizate kriminale, ndërsa Dako i ftuar në Repolitix dy ditë më parë, tha se zëri nuk është i Astrit Avdylajt, dhe se ai po fliste me një familjar tjetër të tijin, por pa dhënë emrin.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për arsyen e nxjerrjes së këtyre përgjimeve nga dosja që është ende në hetim.
Ditën e djeshme në protestë, të rinjtë e FRPD, veshur si të burgosur, "instaluan" burgun para kryeministrisë, ku brenda hekurave ishin futur dy të rinj që mbanin maska me fytyrën e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dako.
Report Tv solli dje pamjet me dron nga nisja dhe në momente të ndryshme të protestës së tetë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Report TV sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës, ora 20:30
E mer Lul ku ke perfundu me kaq protestues,
Përgjigju