Familjarët dhe të afërmit e gjyqtares Fildes Hafizi rrëfejnë jashtë kameras së Report Tv, momentet e fundit të nënës së dy fëmijëve.

Ata thonë se ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi e kishte takuar dy herë në 10 ditët e fundit gjyqtaren, ndërsa mesditën e djeshme e ekzekutoi pranë apartamentit të saj.

Sipas tyre, fillimisht ai e kishte kërcënuar dhe i kishte kërkuar që ta lejonte të shkonte te shtëpia për të takuar fëmijët. Fildes Hafizi banonte në një apartament me dy prindërit dhe vajzën e djalin e mitur.

Pranë apartamentit të saj ka pllakosur heshtja, ndërsa familjarët kanë çelur dyert e mortit prej pasdites së djeshme. 

pallati fildesit
(Në foto apartamenti ku banonte gjyqtarja Fildeze Hafizi)

Familjarët: Ish-burri i tha do pendohesh
Ndërsa para 5 ditësh, rrëfejnë familjarë, ish-bashkëshorti i kishte dalë në rrugën pranë shtëpisë dhe i kishte kërkuar që të ribashkoheshin dhe të jetonin bashkë me fëmijët.
 
Kur Fildes Hafizi kishte refuzuar ai i kishte thënë: “Do pendohesh për këtë që po bën".
 
Ish-bashkëshorti Fadil Kasemi ka pranuar krimin përpara uniformave blu, duke deklaruar se e vrau gjyqtaren pasi nuk e lejonte të takonte fëmijët. Dy vjet më parë ai e kërcënoi atë me armë zjarri në plazhin e Golemit.

Pavarësisht denoncimit nga gjyqtarja dhe provat që e implikonin atë në tentativë vrasje, mbi Fadil Kasemin nuk rëndoi kurrë kjo akuzë.





fildes

fildes