Report Tv vëzhgim në tregun e Rusit në Shkodër, produktet shiten në mungesë të higjienës! Në prag të zgjedhjeve bashkia prezanton projektin e ri, por s’ka detaje

Tregu i Rusit, është një nga tregjet me të mëdhenj në Bashkinë e Shkodrës, por përballë këtij fakti askush nuk është kujtuar për të ndërhyrë jo vetëm në infrastrukturë, por edhe higjienën e këtij tregu i cili numëron gjatë ditës më shumë 2000 banorë që i drejtohen për të blerë produktet e përditshme.

Report Tv ka parë nga afër kushtet e këtij tregu që lënë shumë për të dëshiruar ndërkohë që banorët shprehen të pakënaqur me atë çfarë të ofrohet, duke shtuar këtu edhe rritjen e ndjeshme të çmimeve.

“Kushtet janë të vështira dhe çmimet të shtrenjta. Higjiena siç e sheh vetë! Institucionet për fat të keq nuk punojnë, shkalla e korrupsionit shumë e madhe dhe pagat shumë të ulëta”, tha një blerës.

“Çmimet janë rritur shumë, mollët nga 500 lek janë bërë 700. Mishi nga 11 mijë lek është bërë 12 mijë lek”, tha një tjetër.

“Duhet ta pastrojnë sa më shpejt”, shprehet një grua që ankohet për rrugët me ujë, baltë dhe tezgat e pista ku shiten produktet ushqimore.

Në prag të fushatës elektorale, Bashkia e Shkodrës ka prezantuar në rrjetet sociale një projekt për rikonstruksionin e plotë, por pa parashikuar asnjë afat për nisjen e punimeve apo edhe vlerën e investimit, ç’ka nuk jep shpresë për një zgjidhje të shpejtë të kësaj situate në tregun e Rusit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë