Report Tv ka zbardhur diskutime brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar që ka mbledhur Sali Berisha. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar fjalën e Berishës, i cili i ka propozuar dy mënyra për të marrë pjesë në zgjedhje, ose me koalicion, ose kandidatët e Rithemelimit të futen në garë si kandidatë të pavarur. Ashtu siç e pati paralajmëruar, Berisha ka thënë në mbledhje se do të dorëzojnë sot kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje.
“Ne do ndjekim rrugët gjyqësore. Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashës) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajt peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe nesër ai do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo s’ka bazë ligjore. Të vendosim bashkë sot mënyrën sesi do paraqiten kandidatet tanë si të koalicionit apo të pavarur. Koalicion domethënë të bashkohemi me 1 ose 2 parti që kanë depozituar në KQZ ose 1 mijë firma në elektorat”, tha Berisha në mbledhje.
Berisha është ndalur edhe në deklaratën që tha se do ndahen përfundimisht nga pengjet e Edi Ramës. Në mbledhje Berisha mësohet se ka thënë se brenda PD-së nuk do të kenë më vend Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
“Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do ketë të drejtë të dojë ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Në statut kemi vendos fraksionet. Por, ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, jo ne nuk kemi qenë palë. Aleancat lokale janë të autorizuara.
Një porosi i dhashë kandidateve. Ju jeni kandidatët e qytetarëve. Respektoni, dëgjoni qytetarin. I pari qytetari.
Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund t’i çohet dosja nga e para për larje parash. Nga 720 mijë dollarë vetëm 25 mijë dollarë kanë hyrë në arkë të PD. Ne s'mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorëzuar raportin para 2-3 ditësh .
Sa për Alibeajn, kur hyra në seli i pari që kam takuar. U përpoqa por njësoj. Tani gjërat do marrin vendin e vet. Çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thënë se duhet t'i dëmtojmë në zgjedhje”, ka thënë Berisha në mbledhje.
Lajmi kryesor: