Burg 8 trafikantëve të Qafë Thanës/ 580 kg kanabis do të shkëmbehej në Turqi me heroinë (Skema+Rolet)

TIRANË-Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat tetë trafikantët që u arrestuan para te ditësh me 580 kg kanabis në Qafë Thanë (Lexo këtu). Ata janë; Aranit Bida, që është drejtuesi i grupit së bashku me Arben Tristean, Eduard Haxhin, Erando Mehmetin, Gentjan Rapollarin, Elvis Gjonën, Andi Qiraxhin dhe Leonard Demirajn. Grupi kërkoi veçimin e dosjes dhe shpalljen e moskompetencës, por Gjykata e Krimeve të Rënda e refuzoi, ndërsa i akuzon për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Pas seancës avokati u shpreh kundër vendimit duke deklaruar se “Vëzhgimi apo përgjimi ambiental që është bërë në ambientet e policisë së Elbasanit. Gjykata nuk i ka të zbardhura vendimet për lejimin e përgjimit dhe vlerësimit e autorizimit të prokurorit. Nuk mund të njihemi me pretendimet deri në përfundim të hetimit paraprak. Shtetasi turk përgojohet, por pa emër, sikur do të dalë një tjetër emër, por hipotetike, jo të provuara”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtari Bib Ndreca urdhëroi madje edhe mbylljen e portës së oborrit të gjykatës duke mos lejuar mediat pas incidentit pak ditë më parë me rastin e grupit të Lazaratit (lexo këtu).

Avokati i të arrestuarve

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguroi kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës dhe përgjimet që dërguan në goditjen e grupit kriminal. Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Turqisë, fillimisht duke e kaluar me varka nga liqeni i Pogradecit në Maqedoni dhe më pas në Greqi me destinacion final Turqinë.



Përgjimet/ Si funksiononte grupi dhe shkëmbimi i kanabisit me heroinë
Sipas dosjes që Report Tv ka siguruar droga ishte blerë në Tepelenë nga Aranit Bida, që ishte drejtuesi i grupit kriminal, i sapo liruar nga burgu (Lexo këtu). Aranit Bida organizonte transportin në aksin Tepelenë—Fier-Rrogozhinë dhe Elbasan me destinacion Pogradecin. Më pas do të merrej në dorëzim nga një person i quajtur Gjoni, (Elvis Gjona) i cili do të bënte dërgimin e ngarkesave nga Shqipëria në Maqedoni me varka përmes liqenit, më pas në Greqi dhe në fund në Turqi. Transportin përmes Liqenit të Ohrit e bënte Suferim Dokollari. Nga përgjimet ka rezultuar se Aranit Bida do ta dërgonte kanabisin në Turqi për ta shkëmbyer më pas me heroinë, e cila nga Turqia do të transportohej për në Shqipëri.

Marrëveshja ishte arritur mes palëve në 30 gusht të këtij viti, kur një turk që kishte hyrë nga Kosova për në Shqipëri dhe kishte rënë dakord me kreun e bandës Bida për shkëmbimin e mallit. Marrëveshja mes shqiptarëve dhe turkut ishte ndërmjetësuar nga Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte me një turk të quajtur (Abi). Pas marrëveshjes Aranit Bida dhe Eduard Haxhi shkuan në Tepelenë për të blerë kanabisin dhe më pas e nisën drejt Pogradecit.

Në datë 19 nëntor, nga përgjimet rezulton se Bida ka telefonuar Gentjan Rapollarin duke i thënë “Hajdeni nesër mëngjes dhe të jeni në orën tetë në Fier”, pas kësaj e pyet nëse erdhi ai shoku (dyshohet për Arjanin) ndërsa Gentjani i përgjigjet “Po e pres në Rinas”. Në datë 20 nëntor grupi është nisur nga Fieri. Në drejtimin të automjetit tip furgon ka qenë Erando Mehmeti. Sipas përgjimeve trafikantët kishin lënë për t’u takuar te karburanti ‘Gjoni’ në Pogradec.

E ndërsa furgoni shoqërohej edhe nga dy makina të tjera gjatë rrugës policia ndërhyri në Librazhd. Eduard Haxhi tentoi që të largohet, por u prangos, ashtu si edhe koka e grupit Aranit Bida dhe Erando Mehmeti që u arrestuan në lokal. Sipas grupit hetimor kanabisi blihej për 250-400 euro për kg në Tepelenë për t’u shitur më pas në Greqi me 800-1200 euro për kg. Sipas prokurorisë po kryen hetime të tjera për këtë grup kriminal pasi janë edhe 6 persona të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Të arrestuarit që u lanë në burg;
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre