Report Tv zbardh rregulloren e re për burgjet: Jo ushqim nga jashtë! Rikthehen lejet shpërblyese për 48 orë! Çerdhe në burg për fëmijët deri në 3 vjeç që kanë nënat e dënuara

Të dënuarve dhe paraburgosurve u ndalohet të marrin ushqime nëpërmjet familjarëve nga jashtë institucionit që ju garanton tre vakte. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht rregulloren e re miratuar pak ditë më parë ku kreu i përgjithshëm i burgjeve Admir Abrija ka firmosur rregullat me menaxhimit të institucioneve të vuajtjes së dënimeve penale.

Në nenin 62 të kësaj rregullore thuhet se “Të burgosurit nuk i lejohet të marrë nga familjarët ushqime, pije, fruta apo ëmbëlsira. Të burgosurit i garantohet ushqim nga institucioni në 3 (tre) vakte, sipas orarit të veprimeve. Ushqimi, para se të shpërndahet, kontrollohet nga specialisti i informacionit dhe mjeku ose ndihmësmjeku. Procesi i shpërndarjes dhe kontrollit të ushqimit dokumentohet dhe kampionët e ushqimit ruhen.

 

Ndërsa me miratimin e kësaj rregullore e cila pritet të hyjë në fuqi së shpejti rikthehen edhe lejet shpërblyese për të dënuarit me afat 48 orë dhe maksimale 72 orë, për raste të gëzimeve apo fatkeqësive familjare.

Sipas nenit 101 për lejet thuhet se “I burgosuri ka të drejtë të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga drejtori i institucionit, ndërsa për të paraburgosurin me pëlqimin paraprak të prokurorit. Leja e veçantë jepet për një kohëzgjatje deri në 48 orë.

 

Interesimit të Report Tv për aplikimin e lejeve të veçanta drejtoria e burgjeve ju përgjigj duke sqaruar se ato do të aplikohen vetëm pasi qeveria të heqë kufizimet e pandemisë Covid-19.

Kjo rregullore parashikon edhe formalizimin e institucionit të çerdhes pranë burgut 325 në kryeqytet, njohur ndryshe si burgu i grave. Për të gjitha të burgosurat të cilat kanë një fëmijë të mitur nën 3 vjeç dhe dëshirojnë ta mbajnë pranë vetës burgjet do të mundësojnë institucionin e çerdhes brenda burgut.

Kjo rregullore ka futur një sërë risish si raporti i vlerësimit personal për çdo të dënuar nga rrezikshmëria, sjelljet e tij, të cilat do të mbahen në një regjistër të digjitalizuar deri tek puna që bënë në burg, paga e përfituar llogaria bankare e deri tek rehabilitimi pas përfundimit të dënimeve.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/04/2022 23:44

    Lejet nuk duhen dhene per cdo lloj te burgosuri dhe kur jepen, te burgosurve u duhet vene byrzylyk elektronik deri sa te rikthehen, qe edhe jashte te monitorohen dhe te mos e mendojne si mundesi per t'u arratisur.

    Përgjigju
  • ALI: 17/04/2022 12:57

    Besoj iniciator dhe hartues eshte ''profesori historise fshatit'' Bravo

    Përgjigju
    • Adi: 17/04/2022 15:44

      Hahaha.. i madh je

  • Beni: 17/04/2022 11:31

    Hajde perralla hajde! Kush ka bythe me i ndal ushqimin Te forteve ne burg?! Ato po mbajne nga 1 dhome te veçante vetem Nderkohe qe tjeret flejne nga 8 vete ne dhome! Ju tregoni perralla pa lidhje, show i turpshem. Burgjet jane skandal dhe dihet si funksionon dhe do vazhdoje. Ndersa per grate bejne krim qe si trajtone si nena te verteta, Sepse shumica i ka ardhe shpirti te hunda qe ka marre nje vendim ekstrem, Dhe askush tjeter smund ti doje dhe te ket perkushtim per femijet si ato.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë