Report Tv zbulon dosjen/ Xhami i makinës 'Toyota' që lanë në vendin e krimit fundosi autorët në Durrës

TIRANE-REPORT TV ka zbardhur kërkesën me provat e prokurorisë që u depozitua sot në gjykatë për dy të rinjtë e akuzuar për katër vrasjet në Durrës, të cilët do të qëndrojnë në burg pa afat. Prokuroria deklaron se ka të dhëna të shumta që provojnë se autorë të vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në datë 27 prill janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Sipas prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja, 38 prej të cilëve në trupat e dy vëllezërve.

Dinamika e vrasjes
Në dosjen e prokurorisë theksohet se autorët me makinën tip 'Toyota' ngjyrë e zezë me portobagazh dhe targat AA 375 NX (e vjedhur disa muaj më parë dhe targa false) i ka ndjekur dy vëllezërit që po lëviznin me një 'Golf' më pas te vendi i quajtur Tregu i Makinave i kanë parakaluar duke u bërë pritë dhe zbrazur kallashnikovin me 55 plumba drejt tyre.

"Në datën 27 vëllezërit kanë qenë në lagjen 15, në Spitallë dhe kanë qarkulluar me mjetin tip Golf VI në drejtim të Shënavlashit. Me pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin ‘Tregu i makinave’, autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe më pas kanë parakaluar me automjetin e tyre dhe i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta, viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë" thuhet në dosje.

Por si u zbuluan autorët?
Përpos bashkëpunimit të 22-vjeçarit Klevis Alla, që tregoi më pas gjithçka, prokuroria tregon si arriti te identifikonte autorët. Detaji që ka fundosur autorët ka qenë xhami i makinës tip 'Toyota' që përdorën autorët për vrasjen. Sipas policisë, pasi i kanë ndjekur dhe i kanë parakaluar duke i ekzekutuar me breshëri dy vëllezërit Haxhia, nga kontrolli i vendit të ngjarjes u gjet një pjesë xhami e thyer e makinës tip 'Toyota' me xhama të zinj të autorëve, që u fiksua më pas kur u largua nga kamerat e sigurisë së një subjekti duke çuar në gjetjen e automjetit. 

"Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat 'TOYO...".  Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit "Toyota". Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një automjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët" thuhet në dosje.

Me gjetjen e makinës, zbardhjen e tabulateve telefonike dhe bashkëpunimin e Klevis Allës ngjarja u zbardh. Por pa përgjigje mbeten dy pyetje, e para fakti si është thyer xhami i makinës së dy autorëve të vrasjes në vendin e ngjarjes dhe e dyta njollat e gjakut të 22-vjeçarit Alla te "Toyota".

1588409448_makina.jpg

Xhami i thyer i makines tip 'Toyota'

Njolla e gjakut te makina tip 'Toyota'

Pjese nga dosja e Prokurorise

2 viktimat vëllezërit Haxhia të vrarë 27 Prill

Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdija të vrarë më 2 Mars


Lajmi kryesor:

I vrau dhe i qau në varrim, gjykata lë në burg autorët e vrasjeve në Durrës, avokati: Nuk ka prova kundër Altin Ndocit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja