Reportazh/ Brenda ishullit të Sazanit, ku fshihen thesaret e natyrës dhe copëza historie

Ishulli i Sazanit mbetet një ndër destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit për turistët vendas dhe të huaj. Nuk vijnë vetëm për të bërë plazh por një pjesë e madhe e turistëve shfaqin interes për historinë e Sazanit.

Nga porti i Vlorës duhen jo me shumë 40 minuta për shkuar në këtë vend që mbetet ende mister për shumëkënd.

Mënyrat e vetme për të mbërritur në ishullin e Sazanit, më i madhi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 5.7 km katrore, janë anijet turistike, gomonet dhe varkat qe ofrohen kundrejt pagesës nga agjencitë e lundrimit. 

Ngjyra e kaltër e detit dhe gjelbërimi në ishull janë ato çka të bien direkt në sy.

Ndërsa godinat e vjetra që kane mbetur ende ne kembe janë ish-shkolla e ishullit, spitali apo kinemaja. Kjo vizitë në të shkuarën dhe pa padyshim vija bregdetare prej 15 km, i bën turistët të përjetojnë një  eksperiencë fantastike.

“Unë jam nga Rumania. Është hera e parë këtu. Është bukur. Çdo gjë është ok. Shpresojmë të kthehemi sërish”, tha një turist.

“Jam nga Tajlanda. Është hera e parë në Shqipëri për mua. Më pëlqen këtu. Një vend shumë i bukur”, tregoi një tjetër.

“Jam nga Rumania. Është hera e pra këtu në Shqipëri dhe Sazan. Isha kurioz për historinë. Natyra shumë e bukur”, u shpreh një tjetër.

Në ishullin e Sazanit, turistët gjejnë edhe mjaft atraksione të tjera si grykën e Gjehenemit, gjirin e  Shënkollës e Japrakës apo bunkerët e pa fundme të ndërtuara në kohën e komunizmit.

E më tërheqësja në këtë ishull që ngjall kureshtjen e turistëve nga e gjithë bota, janë anijet e mbytura të cilat nga historia rezultojnë që në kohën e Jul Cezarit e deri në Luftën e dytë Botërore.

Për historinë, bukurinë e jashtëzakonshme dhe gjithçka tjetër ofron, ishulli i Sazanit ka rënë edhe në syrin e një prej njerëzve më me influence në botë, dhëndrit të ish-presidentit Amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili pritet të ndërtoje aty linjën më prestigjioze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts.

 

 

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turisti: 18/08/2024 21:55

    Mire eshte qe ndertesat e vjetra te pastrohen dhe te ruhen sepse jane ato qe ja shtojne vleren ishullit te Sazanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë