TIRANE- Rruga që degëzohet nga Bajram Curri drejt Valbonës, gjysma e së cilës ende e paasfaltuar, gjarpëron në teritorin e komunës Margegaj, grykës së Dragobisë, kah Valbona, e cila kohët e fundit ka hyrë në guidat turistike, si një oaz lakmues për turistët mes bjeshkëve në Alpet e veriut. Këtej shtrihet edhe eposi i kreshnikëve dhe shumë histori shqiptare. Në hyrje të fshatit Klisyrë, mbeti njëri prej 7 Omerëve të Mujit, e Ajkuna mallkoj bjeshkët për varrin e pagjetur, duke mbetur të pagëzuara përjetësisht bjeshkët e Nemuna.
Në njëren prej Shtatë Grykave shtrihet Dragobia, mes maleve, në rrjedhën e sipërme të lumit Valbona. Fshati Dragobi shfaqet me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200 vjeçare, me ujëvarën që rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtëpitë karakteristike prej guri, me çati të pjerrëta, e ruajnë akoma konstruktin tradicional të krahinës. Tashmë është bërë traditë çelja e sezonit turistik në Parkun Kombëtar të Valbonës. Këtë vit ishte një eveniment i veçantë organizuar nga komuna Margegaj dhe kryetari i saj, Rexhë Byberi.
Në programin përcjellës komuna kishte parashikuar një seri aktivitetesh dhe të ftuar nga ana e anës, Tirana, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e deri në Amerikë. Në Qendrën e Turizmit Valbonë, u tubuan qindra mysafirë të Valbonës, duke hijeshuar edhe më shumë bukuritë e saj mahnitëse. Mernin pjesë shumë medias të ftuara nga kryetari i komunës, krijues vendas dhe të ftuar, piktorë. Ndodhej edhe kryetari i Komunës së Preshevës, i cili përshëndeti në emër të shqiptarëve të asaj pjese të atdheut akoma nën Serbi.
Pas fjalës mirëseardhëse të Rexhë Byberit, mori fjalën prefekti i qarkut Kukës, Safet Gjici, i cili nënvizoi se ky eveniment tregon në radhë të parë edhe vemndjen e qeverisë shqiptare, për të zhvilluar më tej turizmin malor, siç është edhe zona e Valbonës. “Besoj se rruga e mbetur e paasfaltuar së shpejti do përfundojë”, tha ai. Evenimente të veçanta në çeljen e sezonit turistik në Valbonë, ishin organizimi i aktiviteteve kulturore, si lojëra popullore të krahinës, panairi i librit me autorë vendas. E veçanta e këtyre aktiviteteve ishte promovimi i vlerave etnografike dhe artizanale të krahinës, si punimi me vek, puna e dorës, veshjet tradicionale, etj.
Në fund këngë e valle nga artistët e Tropojës, ku veçanërisht u evidentua melodia me gjethe ahu nga Shaban Zenelaj dhe rituali i nuses me duvak, traditë e banorëvë të këtyre anëve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com