Reportazh/ Fshati Martinë i Fierit preket nga shpopullimi! Emigrantët ndërtojnë vila, por jetojnë vetëm të moshuar

Buzë Vjosës dhe fare pranë bregdetit të Pishporos, shtrihet fshati Martinë i Bashkisë së Fierit. Befasuese janë vilat shumë ngjyrëshe me dy apo tre kate. Disa janë të kyçura e në tjera jetojnë të moshuarit. Vilat janë ndërtuar në dy dekadat e fundit me paratë e djemve në emigrim.

Sabri Gremi 83 vjeç është njëri prej tyre. A jeton i vetëm pasi 4 fëmijët prej vitesh kanë emigruar në Itali, ndërsa gruaja është ndarë nga jeta. Pleqëria për të nuk është aspak e lehtë.

“Kam mbetur vetëm unë 83 vjeç! Të vjen mall të shohësh një fëmijë. Unë jam vetëm fare, në familje të tjerë kanë mbetur moshatarë të mi, burrë e grua”,- tha ai.

Ndërsa Daut Avdiaj tregon se djali i vetëm ka ikur me skaf në Itali.

“Djalë të vetëm e kisha, iku fillimisht nga Greqia, më pas iku nga krahu tjeter nga Italia. E kam çuar vete në Vlorë ka hipur në skaf, djalë të vetëm. Më thoshte gruaja pse e hodhe në det? Shyqyr zotit doli matanë. Tani është stabilizuar ai dhe nipërit e mi. Këtu rrugët janë se i ka bërë shteti, drita kemi, ujë dhe ambulancën shëndetësore.. Ne për të jetuar ca na sjellin nga jashtë se pensionet janë të ulëta”,- tha Avdiaj.

Në Martinë jetonin 150 familje deri në vitet ’90, ndërsa sot nuk ka shifra të sakta, por vetë banorët tregojnë se 70 për qind e shtëpive janë të boshatisura.

“Në emigracion kanë ikur komplet, ngaqë s’kanë pasur mundësi ekonomike. Këto shtëpi janë bërë me paratë e emigracionit, jo nga toka. Ne jemi pensionistë, kam dy djem në Itali punojnë për mrekulli. Të tëra këto që sheh (prona) nga emigracioni kanë ardhur se ne që kemi mbetur s’bëjmë dot asgjë.”

“Dy djem dhe një vajzë i kam në Itali, unë jetoj këtu me burrin. Për një jetë më të mirë kanë ikur, me tre dynym tokë a jetohet?  Në Martinë s’ka shkollë, fëmijët e këtij fshati shkojnë në shkollën e fshatin Bishan.”

“Kam djalë e vajzë, të dy kanë ikur. Pse me ca u bënë këto shtëpi. Shtëpitë e bukura i kanë bërë ata që kanë ikur atje. Ne hamë me paratë që na sjellin ata, se me pension nuk jetohet.”

Këto kanë qenë disa nga dëshmitë e banorëve të zonës.

Fshati Martinë është ndër më të prekurit nga shpopullimi edhe pse shtrihet në zonë bregdetare, me rrugë të asfaltuara dhe qendër shëndetësore. Shkak është bërë papunësia dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë ndër vite.

Por vilat e ndërtuara rishtazi japin shprese se një ditë emigrantët mund të kthehen për të ndërtuar jetën në vendlindje. 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 16/12/2023 23:11

    Klerikët fetar kan bollë argumente nëse dojnë të bindën,Dielli ashtë i nxehtë,ne duhet tjemi të ftoftë për ta qu jetën PARA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë