HISTORITE
Secili prej tyre ka një histori njerëzore më vete, të denjë për skenar filmash. Siç edhe mund të shikoni nga skedat personale që "Shqiptarja.com" sjell në këtë shkrim, fatkeqësia për ta vazhdon edhe sot e kësaj dite, pasi ata janë të gjithë të pa punë, të pa strehë dhe madje edhe pa pension. "Ne nuk kërkojmë vila, siç i kanë rreshtuar këta pushtetarët tanë. Ne kërkojmë vetëm të kemi një çati mbi kokë dhe të mos na hyjë shiu në shtëpi, nuk kërkojmë që qeveria të na mëshirojë, por kërkojmë që ta na sigurojë një punë, në mënyrë që fëmijët tanë të bien me barkun e ngopur në darkë dhe ne të mund të përfitojmë një pension. Kërkojmë më shumë vëmendje dhe jo të na lënë kështu në këtë gjendje", - na thonë ish-të burgosurit politik, shumica e të cilëve kanë vuajtur vite të tëra burg vetëm për një fjalë të thënë. "Ne nuk kërkojmë lukse, ne kërkojmë të mbajmë frymën gjallë dhe të mos ndëshkohen edhe fëmijët, për shkak të kaluarës së hidhur që ne patëm gjë e cila po ndodh aktualisht. Ne jemi shtresa më e vuajtur dhe më në gjendje të keqe ekonomike, pasi pas daljes nga burgu nuk e kishim të lehtë të integroheshim dhe qeveria nuk na ka ndihmuar në këtë drejtim", - thonë më tej ata.
SHENDETI
Gjendja e grevistëve sa vjen edhe rëndohet më shumë. Aq sa për çdo grevistë është e domosdoshme trajtimi nga mjekë specialistë, pasi shëndeti i tyre është në rrezik. Ditën e djeshme ishte përkrah tyre doktor Ijzidin Çela, i cili u shpreh se kalonte aty sa herë që kishte mundësi. Sipas tij, gjendja e grevistëve është e rëndë dhe një nga arsyet e shumta që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit të tyre është konsumimi i duhanit. Kjo gjë sipas mjekut ndikon shumë negativisht tek ata, pasi shumica prej tyre vuajnë nga sëmundje të ndryshme. "I kontrollova thuajse të gjithë dhe gjendja e tyre është e rëndë. Ajo që i dëmton më shumë është se konsumojnë edhe duhanin, e cili nuk është pozitiv për ta. Përgjithësisht kanë tension të ulët, çrregullime ritmi. Sapo e nisa për në spital një nga grevistët. Gazmend Hamiti, kishte fibrilacion atrial ose çrregullim ritmi, ndërkohë që të tjerë kanë dhembje veshkash, infeksion urine" - thotë Ijzidin Çela, doktor.
Petrit Horjeti
26 vite burg
Mosha: 73 vjeç, 7 prill 1939,
Vendi i dënimit: Burrel 1979, Spaç 13 vjet, Qafë Bari 5 muaj, Fushë Krujë, Uzina e Laçit, Rubik, Ballsh, Kosovë të Lushnjes
Arsyeja e dënimit: Krime të rënda kundër shtetit, element i rrezikshëm
Qyteti: Tirana
Famija: Beqar, pa pension dhe i pastrehë
Liruar: Në vitin 1991
Gjergj Ndreca
7.5 vite burg
Mosha: 51 vjeç, 4 qershor 1961
Vendi i dënimit: 1983- 1991 në Qafë Bari, Spaç, Shën Vasili i Sarandës
Arsyeja e dënimit: Agjitacion e propagandë, arratisje jashtë
Qyteti: vendlindja Durrës,
vendbanimi Tiranë
Familja: i martuar, me katër fëmijë, i papunë, i pastrehë
Liruar: në vitin 1991
Kujtim Kaziu
10 vite burg
Mosha: 55 vjeç, 1958
Vendi i dënimit: Spaç 10 vjet 1984, Bulqizë e re 3 vjet 1987, kampin e Tërnovës, kompleksin Dinamo, Bardhoren e Kavajës, Kavalencën e Durrësit 1990. Arsyeja e dënimit: propagandë, për ikje nga ushtria Qyteti: Fushë Krujë
Familja: i martuar, me tre fëmijë, i papunë. Liruar: 31 mars 1990
Petrit Lipo
18 vite burg
Mosha: 54 vjeç, 1959
Vendi i dënimit:
Spaç 1959- 1973, Burrel 1980
Arsyeja e dënimit:
Tentative arratisje, Agjitacion e propagande
Qyteti: Tirana
Familja: i martuar me 1 fëmijë, i papunë
Liruar: më 1990
Shpëtim Karamuça
26 vite burg
Mosha: 74 vjeç, 1941
Vendi i dënimit:
burgu i Burrelit dhe Spaç
Qyteti: Tirana
Familja:
I martuar,
një fëmijë, pa pension, pa strehë
(dërguar në spital për
kontroll, vuan nga kanceri në fyt)
Liruar: më 1990
Ramazan Spahiu
12 vite burg
Mosha:71 vjeç, 1941
Arsyeja e dënimit: Propagandë, ndiqej nga lufta e klasave për persekutim
Vendi i dënimit:
1974 në birucën Peshkopi, Spaç 1975-1982, në Qafë Bari 1984
Qyteti: Burrel
Familja: I divorcuar, pa pension
Liruar: më 1991
Guxim Kulloll
9.5 vite burg
Mosha: 52 vjeç, 1960
Arsyeja e burgosjes: Propagandë, tentativë për arratisje
Vendi i dënimit: Spaç 1981 dhe në Qafë Bari 1982 deri më 1990
Qyteti: Elbasani
Familja: i martuar, me katër fëmijë, i papunë
I liruar: 1991
Agim Kollçaku
5 vite burg
Mosha: 55 vjeç, 1956
Arsyeja e burgosjes:
Arratisje për jashtë vendit
Vendi i dënimit: Qafë bari
Qyteti: Kavajë
Familja: I martuar, me dy fëmijë, i pastrehë
Liruar: 1990
Arif Beu
5 vite burg
Mosha:
54 vjeç, 1957
Vendi i dënimit:
Spaç nga 1975-1979
Arsyeja e dënimit: Arratisje jashtë
Qyteti: Kavajë
Familja: I martuar, tre
fëmijë, i papunë
Liruar: Më 1991
Vllasi Koçi
13 vite burg
Mosha: 56 vjeç, 8 janar 1956
Vendi i dënimit: Spaç 1983, qafë bari 1984, burrel 1991
Arsyeja e dënimit: Tentativë arratisje, propagandë
Qyteti: Vlorë
Familja: I martuar me dy fëmijë, i papunë
Liruar: Në vitin 1991
Besim Valteri
6 vite burg
Mosha: 51 vjeç, 10 janar 1961
Vendi i dënimit: Spaç 1985, burrel 1988, kosovë të lushnjes 1990
Arsyeja e dënimit: Tentativë arratisje, propagandë
Qyteti: Nga burreli, banues në tiranë
Familja: I martuar, me katër fëmijë, i papunë, i pastrehë
Liruar: Në vitin 1991
Perikli Shqevi
10 Vite Burg
Mosha: 55 Vjeç, 1 Tetor 1957
Vendi i Dënimit: Spaç 1981, Qafë Bari 1983, Burrel 1989
Arsyeja e Dënimit: Dashuroi Vajzën E Ambasadorit Francez
Qyteti: Tiranë
Familja: I Martuar, Me dy fëmijë, i Papunë.
Liruar: Më 1991
Xhemal Zhuri
13 Vite Burg
Mosha: 54 Vjeç, 11 Qershor 1959
Vendi I Dënimit: Spaç Dhe Qafë Barë 1978
Arsyeja e Dënimit: Agjitacion E Propagandë
Qyteti: Tirana
Familja: I Divorcuar, Me Tre Fëmijë
Liruar: Në Vitin 1991
Lutfi Kelmendi
6 Vite Burg
Mosha: 54 Vjeç, 1958
Arsyeja e Dënimit: Propagandë, Për Thuajse 4 Breza Kanë Qenë Të Përndjekur
Vendi i Dënimit: 17 Mars 1984 Tek Rajoni Nr 3, Qafë Bari Janar 1985- Gusht 1990
Qyteti: Fushë Krujë
Familja: I Martuar, Me Tre Fëmijë
Liruar: Më 1990
Afrim Biturku
5 Vite
Mosha: 46 Vjeç, 1968
Vendi I Dënimit: Spaç 13 Qershor 1986, Sarandë Nga 17 Qershor - 7 Gusht 1990
Arsyeja E Dënimit: Përgatitje Për Tentativë Arratisje
Qyteti: Kavajë
Familja: I Divorcuar, Me 1 Vajzë
Liruar: 7 Gusht 1990
Gazment Hamiti
5 Vite
Mosha: 53 Vjeç, 1959
Vendi I Dënimit: Në Qafë Bari
Arsyeja E Dënimit: Agjitacion E Propagandë
Qyteti i Lindjes: Tiranë
Familja: I Martuar Me 4 Fëmijë, I Papunë.
U Dërgua Ditën E Djeshme Në Spital Për Çrregullim Ritmi
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)