Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

SHBA nuk kanë parë ende asnjë provë e cila do të vërtetonte se autorësia e sulmit në Ibër Lepenc të Kosovës në muajin nëntor të jetë në Beograd. Kristofer Hill foli në televizionin publik serb ku tha se deri më tani nuk ka prova që vërtetojnë një gjë të tillë.

"Ne sigurisht nuk sho-him asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë", tha Cristopher Hill.

Teksa nënvizon nevojën për zbardhje e ngjarjes dhe gjetjen e kriminelëve, diplomati amerikan thotë se një nidhmë e madhe për këtë është përfshirja e FBI në hetim. Ajo si pas tij po mbështet procesin por në të njëjtën kohë tregon edhe sesa delikate është çështja dhe reagimi i palëve, të cilat sipas tij janë të prirura për të hedhur akuza. Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti e drejtoi gishtin menjëherë pas ngjarjes nga Serbia dhe Aleksandër Vuciç të cilët sipas tij janë të vetmit që mund të orkestronin një sulm të tillë. 

Për ngjarjen e ndodhur në 29 Nëntor, policia e Kosovës zhvilloi kontrolle të forta të cilat cuan në arrestime. Autoritetet shpjeguan se për sulmin në Ibër Lepenc janë përdorur deri në 20 kg eksploziv dhe se dëmi kushton rreth 400 mijë euro.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues