TIRANË - Një pjesë e kryeqytetit mori sot frymë lirisht, pasi në rrugët kryesore të saj u ndalua qarkullimi i automjeteve në shenjë sensibilizimi të “Ditës Ndërkombëtare pa makina”. Por, nisma nxori në pah problemet e përhershme: trafikun e rënduar sa herë disa rrugë bllokohen dhe në veçanti mungesën e infrastrukturës së nevojshme për të gjithë ata, që edhe në ditët e zakonshme, automjetet i zëvendësojnë me biçikleta. Për pasojë edhe në ditën pa makina është shënuar edhe
një incident.
....Dita Ndërkombëtare pa makina e gjen Tiranën plot me biçikleta dhe kjo është një ditë e veçantë pasi rrallë herë ndodh që Tiranën ta gjejmë të pushtuar nga qytetarët që pedalojnë.
...Por sa e sigurt është Tirana pa makina?!Qytetarët janë ata që japin përgjigjet.
"S’ka rrugë, korsi të dedikuara edhe qytetarët nuk janë të përgatitur""Me pak përpjekje nga të gjithë, besoj se duhet të jetë"A lëviz çdo ditë me biçikletë nëpër Tiranë?
Jo çdo ditë
Pse ?
Sepse nuk ka mundësi ku të lëvizësh, ka shumë makina "Mendoj se është pak e vështirë sepse nuk janë ato korsitë e duhura por nëqoftëse fillojnë të bëhen që në rrugë biçikletat të kenë vendin e duhur atëherë do jetë më e lehtë".
"Tirana ka një trafik shumë të dendur dhe mendoj që biçikletat janë pak të rrezikshme për këtë qytet"."Ka shumë pak rrugë për biçikleta""Fatkeqësisht ne kemi shumë pak rrugë dhe nuk mund t'i bllokojmë të gjithë rrugët por shpresoj që të edukojmë dhe të kemi më shumë hapësira edhe për biçikleta dhe mjete të tjera transporti". Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka premtuar se do të ketë më shpesh ditë të tilla ... ndoshta një herë në muaj ose një herë në dy muaj do të provojmë ta kemi Tiranën më të pastër dhe të qarkullojmë vetëm me biçikleta.
Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Kjo ditë shënohet në gjithë botën dhe synon të inkurajojë metoda të gjelbra të udhëtimit.
Redaksia Online(
Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet 2025, Spiropali- Diasporës: Keni kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë, Shqipëria ka nevojë për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47