Chris Weldon zbuloi më 18 shtator se makina e tij, tip “Volkswagen Jetta SportWagen TDI” fshihte një sekret të pistë, i programuar për të mashtruar me testet e kontrollit të ndotjes.
“Si çdokush tjetër, ndihem i irrituar, kam blerë diçka që s’vlen asgjë”, u shpreh ai nga makina e tij, rrugës për në punë, drejt San Franciskos.
“Më duket sikur po ndot të gjithë gadishullin ndërkohë që ngas makinën”, thekson ai.
Weldon, 44 vjeç, zotëron një nga 482 000 makinat VW apo ”Audi” me pajisje mashtruese që ndodhen në SHBA e që aktualisht prodhojnë oksid nitrogjeni 40 herë më shumë sesa limiti i lejuar, që shkakton sëmundje respiratore.
“Përpara 18 shtatorit, makinat ishin ‘shumë të njohura’ në San Franciskon e kujdesshëm për mjedisin”, shtoi ai.
“Kishte një performancë shumë të mirë. Ishte një makinë e fuqishme”, shton regjisori i teksteve të videove.
“Tashmë e dimë pse-në”, vazhdon ai.
Banorët e Kalifornisë e kanë pritur shumë keq skandalin.
“Ta shpif”, tha Jono Marcus, këshillues i organizatës jofitimprurëse të bamirësisë, i cili zotëron një “VW Jetta TDI” të 2013-ës.
“Nuk është vetëm shpenzim për pronarët, por ka të bëjë me atmosferën dhe kjo është diçka akoma më e rëndë”, shton ai.
Edhe ylli i filmave me aksion dhe ish-guvernator i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger tha se ishte “shumë i zemëruar” me VW.
“Përdoruesit duan makina të pastra dhe nuk bëjnë tolerancë në këtë pikë”, u shpreh ai në një postim në Facebook.
Kalifornia për rreth 50 vite ka qenë e para lidhur me rregullimin e cilësisë së ajrit dhe masat për klimën duke filluar me makinat dhe autostradat.
Ndërkohë që makina më e shitur në mbarë botën është Ford F-150, në Kaliforni, makina hibride “Prius” e Toyota-s renditet në vendet e para të listës vjetore.
Kalifornia është shtëpia e nismëtarëve të makinave elektrike “Tesla Motors” dhe në 2013 u rendit e treta në tregun e makinave elektrike të vendit, sipas “Edmunds.com”.
Hashtaget #dirtydiesel dhe #dieselgate kanë qenë trend në Twitter, pasi njerëzit e përdorin forumin për të kërkuar kompensim nga VW dhe për t’u tallur rreth TDI (Injektim i Drejtpërdrejtë me Turbokompresor), por që sipas tyre do të thotë “Mashtrim i Maskuar si Inovacion” dhe “Kujdes i Përgjithshëm Kontrolli – lojë fjalësh me akronimin TDI).
Weldon shton se “investimi ishte krejtësisht i kotë”.
”Gjatë natës, vlera e rishitjeve të makinave në Kaliforni ra gati në zero”, sipas njoftimeve të medias.
Për sa kohë që makinat nuk janë bllokuar ende, Bordi i Burimeve të Ajrit njoftoi se sapo VW të raportojë se çfarë ndodhi e të gjejë zgjidhje problemit, pronarët do të kenë gjashtë muaj afat për të bërë riparimet ose t’i nxjerrin makinat jashtë qarkullimit.
Zëdhënësi i Departamentit për Automjetet me Motor të Kalifornisë, Jaime Gazrae e konsideroi përshkallëzimin e skandalit si “të paprecedentë” dhe deklaroi se pa marrë përgjigjet nga VW për mënyrën si do të zgjidhej e gjithë kjo apo kompensimet, është “shumë herët” për të folur për hapat e mëtejshëm të përdoruesve të makinave VW në Kaliforni.
Disa e kanë çuar çështjen në gjykatë.
Studioja ligjore në Seattle, “Hagens Berman” deklaroi se mijëra pronarë të makinave VW kanë kontaktuar me to lidhur me tre paditë të rangut kombëtar që ajo ka ngritur kundër Volksëagen në SHBA për reklamime të pavërteta, prishje të kontratës dhe thyerje të ligjeve federale dhe shtetërore që prej javës së kaluar.
“VW mashtroi sistemin. Linja e makinave TDI për shpejtësi dhe të padëmshme për mjedisin ishin shumë të mira për të qenë të vërteta”, u shpreh partneri menaxhues i firmës, Steve Berman në një deklaratë.
Marcus, 48 vjeç, tha se nëse VW nuk e ndreq problemin, ai dhe bashkëshortja e tij do të ndjekin procedurat ligjore.
Por Weldon sugjeron se VW mund të rifitojë emrin e mirë dhe të shmangë procedurat ligjore duke marrë të gjithë përgjegjësinë e pasojave të mashtrimit.
“Ajo është kompani evropiane, kështu që ajo është pak më e pjekur sesa kompania juaj tipike amerikano-veriore”, shtoi ai.
Siç gjithë zotëruesit e makinave VW në Kaliforni, Weldon pret përgjigjen e Volkswagenit.
Ai nuk e di nëse VW ka ndërmend të ndreqë problemin dhe se çfarë efektesh mund të kenë këto rregullime në performancën e makinës së tij, efikasitetin e plotë, sasinë e karbonit të çliruar dhe vlerën e rishitjes, gjithçka që e bënë atë që të blejë këtë lloj makine.
Ndërkohë që ai pret të marrë një letër nga kompania.
Letra duhet të filloje me fjalinë “Kërkojmë ndjesë”.
Do të vazhdonte me propozimin për të zgjidhur problemin e mashtrimit duke i dhënë pronarëve mundësinë e rregullimit të makinave, t’i shesin ato brenda vendit në vlerën që kishte përpara skandalit, plus bonusi ose t’i rishesin ato VW, që do të dëmshpërblente pronarët dhe t’u riparontë makinat për t’ia shitur pastaj organizatave lokale jofitimprurëse.
Letra e shfajësimit do të përfundonte me premtimin që “të rikthejë besimin e tradhëtuar” duke ndërtuar makina që janë inovative dhe miqësore me mjedisin, “me një përkushtim të rishikuar të integritetit në të gjitha veprimet”.
“Kjo është letra që Volkswagen duhet t’i dërgojë atij dhe konsumatorëve”, shtoi Weldon.
Por, prapë se prapë mund të jetë shumë vonë edhe nëse VW ua dërgon këtë letër.
“Nuk dua të ngas më makinë VW”, thotë ai.
“Është e vështirë t’i besosh”. /ATSH/
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com