Reportazh- Report Tv brenda spitalit COVID/2! Mjekët rrëfejnë 'bashkëjetesën' me koronavirusin! Sanitarja: Në 32 vite punë kjo është sëmundja më e vështirë

Report Tv ka qenë sot në spitalin Shefqet Ndroqi i shndërruar tashmë në Spitalin COVID/2.

Gazetarja Doris Sallaku dhe operatori Mirsal Hajdarmataj do t’ju sjellin pamje e dëshmi të të infektuarëve që ia kanë dalë të shërohen, por edhe atyre që qëndrojnë në pritje të rezultatit përfundimtar.

Reportazhi në vijim do t'ju njohë edhe me përditshmërinë e mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe të gjithë stafit shëndetësor në këtë spital, por edhe përjetimet e tyre emocionale jo vetëm gjatë orarit të punës por edhe se si kanë mundur frikën nga virusi i padukshëm.

*Për më tepër ndiqni reportazhin e plotë*

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Ekskluzive/ Takuam Alimadhin në spital: Koronavirusi që më ra mua për pjesë mos i raftë asnjë shqiptari...jam në kërkim të jetës

I shtrirë në krevat, i vetëm në dhomë, deputeti Adriatik Alimadhi ka gjetur forcën dhe të flasë për mikrofonin e Report Tv. Gjendja e tij tashmë është e mirë, koronavirusin e kaloi, por i shkaktoi probleme të shumta në mushkri, që e kanë detyruar të qëndrojë për 40 ditë në spital. Ai ka vetëm një urim: Koronavirusi që i ra atij, mos i rëntë asnjë shqiptari...teksa këmbëngulë që duhet të respektohen masat.

"Jam më mirë, duke kërkuar jetën. 40 ditë sot bëj në spital. Si ky rast nuk më ka ndodhur më para, shumë e çuditshme, gjendja e trupit tim ka qenë e mirë fizikisht, kam dashur ta përballojë, por në momentin që ai preku mushkërit, unë kam dashur që ta luftojë, që ai të mos depërtonte, po ai kërkonte që të depërtonte në organet e mia deri sa më vuri përpara. Mesazhi im është që, këshillat apo vendimet që vijnë nga institucione duhen respektuar, duhet bërë kujdes me shëndetin. COVID-i që më ra mua për pjesë mos i raftë asnjë shqiptari, asnjë njeriu në botë. Kam menduar edhe ngarkesën time psikologjike në këtë kohë. Duke qenë edhe si rast i parë publik, tashmë e kam menduar se nëse do të ndahesha nga jeta, nuk do të ishte mirë edhe për personin tim, megjithatë është një mesazh i qartë për të gjithë shqiptarët të bëjnë kujdes, të ruajnë prindërit e tyre, të ruajnë familjet, të zbatojnë rregullat, derisa të dali një ilaç për të luftuar virusin", tha ai.

Ora 14:10
EKSKLUZIVE/ Aty ku heronjtë e heshtur luftojnë COVID-19, Report Tv brenda spitalit ku kureshtja na ka mbërthyer të gjithëve

Spitali "Shefqet Ndroqi" i cilësuar dhe COVID 2 ka rezervuar gjithmonë kureshtje jo vetëm për qytetarët por dhe vetë gazetarët të cilët prej 2 muajsh raportojnë nga terreni apo jashtë tij. Për herë të parë kamera e Report TV ka qenë brenda këtij spitali duke treguar situatën brenda saj, si trajtohen pacientë dhe se si duhet të mbrohet stafi mjekësor i maskuar nga koka tek këmbët për të shmangur infektimi nga koronavirus.

Gazetarja e Report TV, Doris Sallaku, e veshur me veshjet speciale dhe maskat mbrojtëse ndaj COVID-19 raportoi nga reanimacioni i këtij spitali ku ndodhej e shtruar vetëm një paciente 85-vjeçare nga qyteti i Shkodërs. Ajo ndodhet në terapi intensive pasi vuan edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, por nuk është e intubuar. Në repartin e reanimacionit ndodhen gjithsej 8 shtretër dhe 7 respirator për të ndihmuar personat me probleme në frymëmarrje, por që aktualisht asnjëra nuk përdoret, pasi pacientët e infektuar nuk e kanë të nevojshme. Edhe pse në reanimacion ndodhet vetëm 1 paciente, një mjek dhe dy infermierë janë gjatë gjithë kohës aty për të monitoruar situatën.

Spitali COVID 2 është ndarë në disa reparte ku një është repart i cilësuar i gjelbër, që ndodhen në 7 pacientë, të cilët kanë kaluar covid-19, por që kanë ende probleme me shëndetin si pasojë e infeksionit dhe aty ndodhet dhe deputeti Adriatik Alimadhi, i cili është shëruar por ka ende probleme me mushkëritë.

Më pas është reparti me persona të infektuar, por që nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në atë pavion ndodhen 4 persona të shtruar në gjendje të qëndrueshme dhe në fund reanimacioni nga gazetarja Doris Sallaku raportoi live në Report TV se ndodhet e shtruar vetëm një paciente në terapi intensive.

Nga komunikimi me mjekët dhe pacientët, ajo që vihet re është përkujdesi i madh i bluzave të bardha por dhe mirënjohja e pacientëve, ku gjithçka shohin prej kohësh janë sytë e mjekëve pas maskave në fytyrë dhe gjithçka ndjenjë janë shtrëngimi i duarve me to për t'u dhënë shpresë se do ia dalin.

Rreziku në spital ndihet ku protokollet e veshjeve dhe rregullave janë tepër strikte, ndërsa disa mjekët shprehen se prej dy muajsh nuk janë takuar me familjarët e tyre për t'i mbrojtur dhe disa kanë zgjedhur të flenë në hotel.

Gazetarja Doris Sallaku brenda spitalit COVID 2
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Virusi: 05/05/2020 08:23

    Ore ju te gjith thoni nje realitet ashtu sic eshte po hajt mbushi mendjen ati bajges altin goxhaj abokati i leshit qe thot ndryshe pale ka dhe mbeshtetes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë