Pelegrinazhi i besimtarëve në kishën e Shën Ndout në Laç është kthyer tashmë në një ritual të përvitshëm. Për 13 të marta rresht besimtarë jo vetëm katolikë por edhe myslimanë i drejtohen këtij vendi të shenjtë. Besimi se aty mund të marrin përgjigje për shumë shqetësime të tyre, sjellë me qindra qytetarë në këtë vend, të cilët shpesh herë kanë prekur nga afër mrekullitë që vijnë falë këtij besimi.
Deri me 13 qershor, datë kjo që përkon me vdekjen e Shën Ndout, çdo të martë besimtarë të shumtë vijnë në këtë kishë për tu lutur për vete, për shëndetin dhe familjet e tyre.
Këtë të martë gazetarja Anduela Ndreu dhe operatori Dean Anadolli ndoqën këtë pelegrinazh dhe sjellin dëshmi të njerëzve që vijnë dhe përjetojnë shpirtërisht këtë vend.
Për mikrofonin e Report Tv ata flasin edhe për këtë vend si një hapësirë që u krijon një lidhje më të fortë me zotin, besimi ndaj të cilit u çliron shpirtin dhe zemrën.

(Gazetarja Anduela Ndreu)
Kisha e Shën Ndout
Të paktën prej 16 shekujsh, ky vend shihet nga besimtarët si i shenjuar nga Zoti.
Në shekullin e IV të erës sonë Shën Vlashi jetoi në këtë vend e më pas, 10 shekuj më vonë, Shën Ndou…Jemi në Kurbin, në malin që ngjitet në anë të qytetit të Laçit, e ku çdo ditë, e posaçërisht për 13 të marta me qindra e qytetarë, jo vetëm katolikë por edhe myslimane apo çdo besimi tjetër drejtohen në vendin e shenjtë…pjesa më e madhe preferojnë pelegrinazhin duke u ngjitur në këmbë, pavarësisht pjerrësisë së malit.
Ajo që ka më shumë rëndësi për ta është besimi që kanë dhe shpresa se zoti i dëgjon më mirë atje.
Por, ndërsa drejtohen në këtë vend sepse besojnë në mrekullitë e tij, Frat Mirash Martini, i cili shërben meshën çdo ditë në këtë kishë na rrëfen historinë që e bën këtë vend të shënuar për ata që duan t’i drejtohen Zotit.
“Tek shpella poshtë që quhet shpella e Shën Vlashit, në fillimet e shekullit të IV, këtu ka jetuar një shenjt, Shën Vlashi, Ipeshkvi i Sebastias. Në shekullin e XIV, këtu vijnë françeskanët dhe themeluan kishën e Shën Françeskut. Edhe Shën Ndou ishte një françeskan. Që në atë kohë fillon të ndërrohet përshpirtëria nga Shën Vlashi në Shën Ndou. Kjo thërritet Kisha e Shën Ndout por populli ende e ka ruajtur si kisha e Shën Vlashit. Në këtë vend shumë njerëz i drejtohen zotit. Aty ndodhin edhe mrekulli. Njerëzit gjejnë paqen shpirtërore, por edhe shërim trupor. Këto nuk janë një dëshmi e vetme, por janë shumë e shumë dëshmi të cilat i japin njerëzit e kësaj dite, se ky vend është një shërim shpirtëror dhe trupor”, u shpreh Frat Mirash Martini.
Vetë besimtarët i drejtohen fillimisht shpellës së Shën Vlashit, me lutjet e tyre e më pas përulja i takon kishës së Shën Ndout.
“U luta për fëmijët, për shëndetin, për të gjitha. Dhe për punë, normale”, tha një tjetër qytetar në pelegrinazhin e të martave.
Frat Mirash Martini na shpjegon edhe domethënien e 13 të martave dhe historinë e gruas, e cila për 20 vite e martuar nuk lindtte dot fëmijë e që u shpërbyle më pas nga Zoti me një fëmijë.
“Tradita e 13 të martave fillon në shekullin e XVII. Ishte një grua nga Bolonja e cila për 9 të marta i drejtohet Kishës së Shën Ndout dhe pas 9 të martave ka një dhuratë shumë të madhe prej zotit, ka një fëmijë të cilin e dëshironte prej 20 vitesh. Edhe kur lind fëmija, i lind sakat, i paralizuar. Ajo nuk dëshpërohet, por i lutet sërish Shën Ndout dhe pas kësaj fëmija shërohet. Prej 9 të martave ndërron tradita dhe bëhen 13 të marta. Kjo për arsye se në 13 qershor ka vdekur Shën Ndou dhe data 13 kthehet e bëhet 13 të marta. Kam snumë raste kur njerëzit vijnë dhe bisedojnë këtu se kanë gjetur shërim. Janë kthyer dhe kanë gjetur punë. Njerëz që kanë ardhur me një depresion, janë kthyer me një shërim të fortë shpirtëror. Nuk është diccka e rastësishme që njerëzit grumbullohen në një vend të shenjtë. Pse zoti e ka zgjedhur këtë vend? Është mister. Shën Vlashi dha jetën e vet në këtë vend, sigurisht gjaku i tij nuk ka shkuar kot” , tha ai.
Po legjenda çfarë thotë?
Shumë nga ata që besojnë në këtë vend, e lidhin besimin e tyre me faktin që Zoti deshi që kjo kishë të ndërtohej në majë të këtij mali.
Ndër shekuj e vite është thënë që fillimisht është tentuar të ndërtohej kisha në malin përballë, por kjo ishte e pamundur.
Ja si e shpjegon këtë fenomen, Frati i kësaj Kishe: “Sillen shumë legjenda. Mqs në krahinën tjetër ishte qyteti i Sebastasias, ishte një kala atje, ishte vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar kishë atje, por në mëngjes i gjenin materialet këtu".

Besimtarët flasin për mrekullitë që kanë përjetuar vetë pas lidhjes shpirtërore me këtë vend. Historitë e tyre janë të shenjuara pikërisht me Shën Ndoun. Sipas tyre, në këtë vend vijnë sepse besojnë në fuqinë e Zotit dhe mrekullitë që ndodhin falë Tij.
“Prindërit e mi kanë ardhur këtu që në kohën e Partisë së Punës. Një rast e kam patur, ishte ditë e martë dhe kam ardhur te Kisha se kisha një parandjenjë të keqe se do më ndodhtë një gjë. Kur shkoj të shtëpia, burri im rrinte roje në një firmë dhe i kam thënë mos ik sonte te puna se e kam një parandjenjë që do të ndodhë një gjë. Jo-do shkoj – tha. Iku në punë ai, ndërsa në orën 1 të natës, 5 vetë shkuan dhe e rrethuan në makinë, me maska dhe rroba policie. Në vitin 1997-ë kjo, të armatosur me 5 automatikë. 500 plumba ia hodhën makinës. Atë e kapën 3 plumba në shtyllën kurrizore. Jeton edhe sot sepse e shpëtoi ky vend. Vetëm falë besimit, falë këtij vendi ai shpëtoi të gjithë atyre plumbave. Vetëm një zot është në qiell si për myslimanët ashtu edhe për katolikët”, tregoi historinë e saj një besimtare e Shën Ndout.
Dhe siç rrëfejnë vetë ata që vijnë këtu, besimi në këtë vend të shenjtë nuk i ka penguar të vijnë edhe gjatë regjimit komunist, ndonëse në mënyrë të fshehtë. Ky fakt pohohet edhe Frati i Kishës, Mirash Martini, cili tha se regjimi i atyre viteve të errëta nuk ua zbehu besimin besimtarëve.
“Ky vend ishte i vetmi vend i cili sfidoi regjimin komunist. Kisha është rrënuar dhe në 1995 është rindërtuar në themelet e kishës së hershme. Edhe gjatë regjimit komunist besimtarët kanë ardhur dhe janë lutur këtu. Ky ishte i vetmi vend që sfidoi regjimin komunist”, thotë Martini.
Ndërsa pelegrinazhit i bashkohen me qindra njerëz, çdo ditë e sidomos për 13 të marta rresht, kjo u ka shërbyer shumë njerëzve edhe për të punuar për familjet e tyre duke ngritur kudo në anë të rrugës pika për shitjen e produkteve të ndryshme.
Por jo vetëm kaq ky ritual pelegrinazhi shihet si një mundësi për lypësat e rrugëve për të prekur më shumë zemrat e besimtarëve që ngjitin malin me devotshmërinë ndaj Zotit dhe me besimin se me vepra të mira mund të dëgjohet thirrja drejtuar Atij.
Nuk është e jashtëzakonshme që në këtë vend të vijnë shtetas të huaj…, kësaj radhe ne gjetëm në këtë vend murgesha që shërbenin në kisha të ndryshme të botës dhe në Shqipëri, e që kishin ardhur nga Brazili i largët, Libani apo dhe vende të tjera.
Paqja që përcjellë ndër besimtarë ky vend i shenjtë, përcillet edhe në ritualet që ata ndjekin në heshtje dhe në unison me vullnetin e Zotit.
Besimi në zot dhe në mrekullitë që kanë ndodhur falë tij në këtë vend i bashkon të gjithë në meshën e shenjtë të paradites në orën 11.
Nëse çdo kush drejtohet të paktën një herë në këtë vend, një gjë është e sigurtë…do të kthehet sërish, pasi është e dukshme që këtu pushteti i besimit në zot çliron mendjen, shpirtin dhe zemrën.

FOTO
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com