Reportazh, Tirana pas festave
Viti i Ri i gjen kafenetë plot

Reportazh, Tirana pas festave<br />Viti i Ri i gjen kafenetë plot<br /><br>
Çdo kush e mbyll vitin e tij kur ndihet gati, kur e gjen veten duke reflektuar për gjithçka ka bërë dhe kur i vendos vetes synime të reja. Megjithatë, ka një datë që festohet nga të gjithë. Nata e fundit e vitit 2017 është larguar dhe vit i ri ka hapur derën. Atmosfera në ditët e para të 2018 vazhdon të jetë festive në kryeqytet. Dyqanet janë mbyllur, pronarët u kanë ulur qepenat, njerëzit të qeshur kanë zgjedhur të ecin ose të udhëtojnë me biçikleta.

Mëngjesi i të martës të këtij viti që sapo ka ardhur gjen kafenetë të mbushura plot. Automjetet publike janë në lëvizje, Tirana në ditët e para të këtij viti nuk është zhurmuese, nuk ka bori makinash që bien pa pushim. Urojmë e shpresojmë për një vit të mbarë me prosperitet, e çdo vit i ri na gjen në këtë paralizë komerciale. Viti i ri na gjen duke pushuar. Qytetarët, të cilët vazhdojnë të ndjekin hapat e atmosferës festive, shprehin për Report TV ndjesitë e para të 2018. “Politika të heshtë, kjo do të ishte kryesoja. Më pak politikë, më shumë art, dashuri dhe qetësi” shprehet njëri nga qytetarët. 

Akoma inceria e fundvitit duhet pak shpejtësi, por këtë e sjell data 3 kur fillon puna zyrtare. Viti i Ri fillon me energji të reja për të kapur objektivat personale dhe sociale” thotë një tjetër. Tirana për festat është vizituar edhe nga shqiptarët nga Kosova. “Kemi ardhur nga Kosova dhe do të vizitojmë Bunk’Art dhe cdo gjë që është e bukur në Tiranë”. Për Vitin e Ri nuk mungon edhe një premtim nga fëmijët për prindërit e tyre. “Mami dhe babi do të mësojmë më shumë për Vitin e Ri 2018”. 

Përpos njerëzve të qeshur, të cilët qëndrojnë pranë familjarëve duke pushuar, ka edhe të tjerë që janë në shërbim të tyre dhe kënaqen që viti i ri ka nisur me të ardhura të mira ekonomike.  ‘Kam pasur shumë punë këtë vit me aparat të çastit” thotë një fotograf. Farmacitë, furrat e bukës, tregjet ushqimore qëndrojnë të hapur. Mirëpo nuk ka lëvizje. Si pasojë, ka edhe njerëz të pakënaqur, pasi u kanë ngelur produktet ende pa shitur.

Shumë dobët në krahasim me vitet e tjera. Para festave kishte zhurmë të madhe dukej sikur kishte impenjim të madh, megjithatë vetëm një datë kishte produktivitet për ne, 30, por edhe 31 relativ. Çmimet nuk janë rritur përkundrazi janë ulur” thotë një tregtar. 

Ndërkaq, ajo që të trishton në Tiranën tonë të vogël janë njerëzit që vitin e ri, ashtu si edhe vitet që kanë shkuar pas e kalojnë të vetëm, duke zgjatur dorën për disa qindarka... “Nuk kam bërë as Viti të Ri asgjë, pasi jam e sëmurë. Ky vit më ka gjetur shumë keq”. Kështu rrjedhin ditët e para të vitit të ri në Tiranë. Pas me të vjetrën, përpara me të renë. Gëzuar!

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt