Udhëtimi me helikopter nga Tirana zgjat më pak se 30 minuta ndërsa panoramës së ashpër mes grykës së Poçemit nuk i mungon gjelbërimi.
 
Sapo ulemi në pistën e improvizuar të helikopterit kontakti i parë është me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe drejtorisë së policisë Vlorë të cilat në këtë aksion janë 200 trupa.
 
Report Tv ka udhëtuar me uniformat blu në Malësinë e Mallakastrës aty ku në grykën e Poçemit nga Guardia Di Finanza janë pikasur 10 plantacione droge dhe është vendosur të asgjësohen.
 
Për drejtorin e policisë Altin Qato ky është një operacion i cili po kryhet njëkohësisht në 6 qarqe të vendit dhe deri më 30 gusht bimët e asgjësuara në rang vendi i kalojnë 1.5 milion rrënjë kanabis.
 
Shpesh operacionet e policisë shoqërohen vetëm me asgjësim parcelash me kanabis dhe shumë radhë arrestohen persona të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, por këtë herë kultivuesit janë kapur në flagrancë.
 
Kultivuesit e kapur në flagrancë, shprehen se s'kanë asnjë lidhje me drogën. "Unë jam nga Gorrishti, por nuk kam lidhje me drogën, nuk i njoh kultivuesit, janë koka që nuk na linin të vareshim poshtë me bagëti, nuk kemi punuar në këto parcela. Kërkojmë drejtësi"shprehet njëri nga të arrestuarit. 
 
Por cila është jetesa e përditshme e kultivuesve të kanabisit dhe menuja e tyre e drekës? ReporTv është ndalur në kuzhinën e tyre të improvizuar e sekuestruar si provë materiale, ku kultivuesit kanë konsumuar pulë të pjekur dhe patate. 
 
Investimi i trafikantëve në këtë territor të kultivuar me drogë përllogaritet në afro 300 mijë euro përfshirë sistemin e vaditjes së bimës narkotike me një rrjet kilometrik uji, plehëzimi i saj dhe rrethimi i parcelave me rrjet teli kjo për të shmangur dëmtimi nga dhitë që kullotin në zonë.
 
Operacioni u ndoq në terren nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i policisë Haki Cako dhe tre përfaqësues të Guardia Di Fiannza.
 
Operacion me bilanc 40 mijë bimë të asgjësuara, por në kthim drejt Tiranës ajo që kamera e ReportTv ka fiksuar mbi Malësinë e Mallakastrës është prania e plantacioneve të tjera në zona të pyllëzuara të cilat ende nuk janë asgjësuar.
 
Nga ky operacion janë prangosur 8 persona të cilët dyshohet se janë kultivues të rrënjëve të kanabisit.

op antikanabis
op antikanabis
op antikanabis
op antikanabis
(Në foto kuzhina e improvizuar dhe menuja e kultivuesve të drogës në Pocem)


(Pamje nga aksioni i policisë oër asgjesimin e 40 mijë rrënjve kanabis në Poçem)

op antikanabis