REPORTAZH/Vora mes rrënojave dhe rindërtimit, e moshuara apel shtetit: Të kthehem dhe njëherë në shtëpi sa jam gjallë

Jo vetëm tërmeti por edhe temperaturat e larta kanë boshatisur rrugët e Vorës. 7 Muaj nga 26 nëntori 2019, i cili në lëkundjet 6.4 të shkallës riter dëmtoi me dhjetëra pallate e shtëpi private në Vorë, ku jeta ende nuk i është kthyer në normalitet. Prej javësh në këtë qytet mes Tiranës e Durrësit dhe në zonën ku shtrihen bizneset më të mëdha në vend, flitet për projektin e ‘’Vorës së re”.

Projekt ka ngjallur pakënaqësi tek banorët e Vorës. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se mirë do ishte të rindërtoheshin së pari të prishurat nga tërmeti e më pas të flitet për një qytet të ri.

“Nuk jemi dëmtuar. Planin e kemi parë përciptas. Jo tamam. Ai plan nuk është i mirë për këtu. I bie me e prish Vorën. Me e bë ndryshe. Të ndërtohen ato që janë prishur. Të ndërtohen aty ku janë. Edhe njerëzit janë të kënaqur. Dhe puna është në rregull”, tha një banor i Vorës.

Ky është një tjetër bllok pallatesh dikur i banuar dhe sot në pritje të IMT për tu rrafshuar. Por malli për ç’ka lënë pas si kujtime dhe dhimbje ka sjellë këtë zonjë të shoh muret e mbetura.

“Banore këtu. Në kat të dytë. Erdha aman se më merr malli për shtëpinë time. Çfarë thua kështu. Jemi larguar në fshat, po rrimë me qira. Në Malqenet. Fjalë kanë thënë mjaft por asgjë nuk ka ecur. Nuk dimë gjë. Nuk e kam parë planin. Kur na kanë bërë mbledhje në shkurt na kanë thënë se do shemben. Unë 63 metra kisha. Letrat janë aq për të marrë. Është shumë e vështirë. 7 muaj, tha një zonjë”, tha një banore e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shqetësim tjetër në Vorë është edhe kompensimi i atyre që në realitet kanë gëzuar dy prona me dokumente të rregullta, por shteti i kompenson vetëm për një.

“Dy shtëpi kam. Me letra i kam. I ka dëmtuar të dyja tërmeti. Kompensim kam marrë për një. Për tjetrën jo sepse i kam të dyja në emrin tim dhe më than që nuk i përfiton”, tha një banor i dëmtuar.

Report Tv ka siguruar një kopje të projekt i cili çfarë është i shënuar me 33 njolla të kuqe, të cilat janë objekte pallate e biznese, përfshi e vila private që do të prishen për ti hapur rrugë rindërtimit.

Ky plan ka bërë që edhe një sërë aplikimesh për legalizim të refuzohen duke sjellë prej disa ditësh edhe protesta para pushtetit lokal të qytetarëve.

Po kur do të nise ndërtimi i pallateve të dëmtuara, askush nuk ka një përgjigje. I vetmi objekt i prishur deri më tani është një shkollë publike. Jo zyrtarisht ReportTv mëson nga Bashkia Vorë se janë drejt fazës finale të dakortësisë me banorë të prekur dhe Gushti është planifikuar të jetë muaji i shembjeve të objekteve të shpallura të pabanueshme.

“Nuk dua dëmshpërblim. Çe dua dëmshpërblimin unë. Ai dëmshpërblim të jep 30 milion. Shteti mua më vlerëson me pak lek. Ku do të veje biznesi me 10 puntorë këtu”, u shpreh një tjetër.

E teksa lëmë Vorën ku ende mungon një tabelë informuese për projektin e ri, për një datë se kur nis prishja e të dëmtuarve nga tërmeti apo atyre që preken nga plani dhe kur mbaron ky proces përcjell edhe shpresën e kësaj të moshuare e cila do që para se të mbyll jetën të kthehet e një herë në shtëpinë e saj.

"Quhem Ajishe Gjikola".

Zonja Aijshe shpreson se do të mbyllet për një vit, dy vjet?

"Çfarë theee? Ato nuk kanë bërë bismilah. Unë jam duke shkuar 80 vjeç. Shpresa është, por jeta nuk dihet, mosha nuk dihet. Inshallah"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla