Reportazhi i "Daily Mail": Ja tre
fëmijët e ngujuar në Shkodë
Dy vëllezërit Zefi 12 vjeç e Marseli 7 vjeç dhe motra e tyre Marsela 9 vjeç nuk i kuptojnë kënaqësitë e një fëmijërie të zakonshme. Këta fëmijë e kanë kaluar tërë jetën e tyre të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë në fshatin Bardhaj të Shkodrës, kështu shkruan në një artikull “Daily Mail”. (Në foto Zefi, Marseli dhe Marsela)
SHKODER - Dy vëllezërit Zefi 12 vjeç, Marseli 7 vjeç dhe motra e tyre Marsela 9 vjeç nuk i kuptojnë kënaqësitë e një fëmijërie të zakonshme. Ata nuk shkojnë në shkollë apo të dalin me shokët e tyre dhe për më tepër nuk dalin as të luajnë futboll rrotull shtëpisë së tyre.
Këta fëmijë e kanë kaluar tërë jetën e tyre të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë në fshatin Bardhaj në rrethin e Shkodrës, 76 kilometra në veri të kryeqytetit. Shkak për këtë situatë është bërë problemi i gjakmarrjes, çka rrezikon jetën e fëmijëve nëse ata dalin jashtë, kështu shkruan në një artikull gazeta britanike “Daily Mail”.
(Në foto shtëpia e fëmijëve)“Fëmijët duhet të fshihen në shtëpi për të shmangur vrasjen sipas kodit të lashtë të Ballkanit të njohur si Kanuni i Lek Dukagjinit. Kanuni i jep të drejtë një personi për të vrarë një të afërm të tij, si pasojë e hakmarrjes për një vrasje të hershme”, shkruan “Daily Mail”.
Kjo vlen për të dyja fetë, të krishterët e myslimanët dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës duke përfshirë krimin, familjen, martesën, transferimin e pronës, si dhe sjelljet personale dhe sociale.
(Në foto Marseli duke luajtur)Zakonet e Kanunit u ndaluan gjatë komunizmit, por pasi Shqipëria u kthye në një vend me demokraci moderne, kanuni “hyri përsëri në fuqi”, shkruan më tej gazeta britanike.
Edhe pse vrasjet nga gjakmarrjet janë të njohura, shumë nga “rregullat” nuk janë përshtatur me kohët moderne. Shpesh ato vazhdojnë derisa një person mashkull i familjes të ketë vdekur.
Sipas rregullave të Kanunit, vrasja e grave, fëmijëve dhe të moshuarve është teknikisht e ndaluar, por shumica janë të detyruar të fshihen ose të mbyllen në shtëpi.
(Në foto Zefi duke parë nga dritarja)Në përpjekje për të ndihmuar këta fëmijë, Ministria e Arsimit dërgon tre herë në javë mësues në mënyrë që ata të marrin një arsim minimal.
“Ne ndihmojmë duke dërguar mësues të shkollave që ndodhen afër vendbanimit të fëmijëve. Në shumicën e rasteve ne preferojmë mësues të cilët i kanë mësuar këta fëmijë më parë. Mësimi në këto kushte përbën vështirësi, por mësuesit përpiqen të bëjnë më të mirën”, tha zv/ministri i Arsimit Halit Shamata.
(Në foto tre fëmijët e ngujuar duke mësuar në shtëpi)(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22