Sot historia e tyre mund të tregohet për herë të parë", citon Daily Mail. Gazeta rendit edhe kombëtaret për të cilat mund të luajë Januzaj, siç janë Belgjika, Shqipëria, Kosova, Turqia ose Anglia, por që deri më sot nuk ka vendosur akoma. Nga ana tjetër, agjenti i 18-vjeçarit Januzaj, thotë se nuk do të flasin deri në nënshkrimin e një kontrate të re fitimprurëse me Manchester United. Daily Mail raporton se në qoftë se Kosova do të kishte mundësi të luante në kompeticione ndërkombëtare dhe të njihej nga FIFA, Januzaj do të zgjidhte pikërisht këtë kombëtare. Daily Mail kalon tek skuadrat dhe trajnerët e hershëm të Januzajt.
Foto të tjera
Anderlecht është klubi i futbollit të Belgjikës që e ka larguar nga "djepi" i saj talentin kosovar për ta shitur tek Manchester United. "Nuk jemi aspak të lumtur që kemi humbur një lojtar për 300 mijë euro, një tarifë e vendosur nga FIFA, kur vlera e tij tani është 20 milionë dollarë", tha zëdhënësi i Anderlecht, David Steegen Sportsmail. Anderlecht u detyrua që ta shiste Januzajn pasi në Belgjikë është e ndaluar që t'i ofrosh kontratë futbollistëve në moshën 16-vjeçare. "Ai lindi në Bruksel, u arsimua këtu. Ai është një prej nesh dhe kjo është ajo që ne na zemëron më shumë.
Por, ne jemi të lumtur për Adnanin. Ai është një djalë i mirë", vazhdon zëdhënësi i Anderlecht për Daily Mail. Kurse trajneri Jean-Paul Pira, i cili drejton ekipet e 14-vjeçarëve në Belgjikë tha për Daily Maily se Adnani është një lojtar i jashtëzakonshëm. "Teknika e tij ishte e jashtëzakonshme. Mbaj mend në një lojë që të ketë shënuar 16 ose 17 gola, në një fitore që përfundoi 22 me 0", shprehet Pira. Jean-Paul Pira gjithashtu nuk lë pa përmendur as të atin e Adnan Januzajt, i cili nuk jeton më. "Ai ishte gjithmonë shumë i qetë dhe përkrahës, por kurrë nuk i tha se sa mirë kishte luajtur. I thoshte vetëm se mund të bënte më mirë", vazhdon Pira.
Daily Mail përfshin në reportazhin e saj edhe ish-trajnerin legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson. Ky i fundit e përshkruajti Januzajn si "një lojar të ekuilibruar" ndërsa i thurri lavde edhe trajnerit të të rinjve të Anderlecht Yannick Ferrara, të cilin e krahasoi me Johan Cruyff. Një fakt tjetër interesant është se Januzaj ka ditëlindjen në të njëjtën datë me Cristiano Ronaldon dhe Neymar, në 5 shkurt.
"Por, për të kuptuar Adnan Januzajn duhet të dini historinë e tij dhe të kaluarën e dhunshme në Kosovë", vazhdon Daily Mail.
Ndërsa i ati i Adnanit, Abedin Januzaj u largua nga Kosova, anëtarët e tjerë të kësaj familje morën armët dhe luftuan për pavarësi kundër serbevë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Por, megjithëse u larguan nga vendlindja, lidhja e tyre mbetet e fortë me qytetin provincial të Istogut, e pozicionuar në malet që ndan Kosovën nga Serbia dhe Mali i Zi.
Abedin Januzaj, babai i Adnanit emigroi për në Belgjikë në vitin 1992 dhe u përball me vështirësitë e shumta të jetës. Abedini ishte njëri prej 6 vëllezërve dhe gjendja e tyre u bë akoma më e vështirë pas vdekjes së babait të tij. I ati i Abedinit punonte në një fabrikë tekstili dhe ishte i sëmurë me kancer. Njëri prej vëllezërve të Abedinit, Shemsedini iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me vëllai tjetër, Januz.
Më 1 prill 1999, forcat serbe sulmua qytezën e familjes Januzaj, Istogun ku dogjën dhe shkatërruan 300 banesa, por vetëm shtëpia e familjes Januzaj shpëtoi pasi ishte e pozicionuar në periferi.
Pas mbërritjes në Bruksel të Belgjikës, gjyshërit e Adnan Januzaj ngritën një biznes dhe më pas u larguan për në Turqi. Në Bruksel, familja Januzaj iu bashkua komunitetit shqiptar. Familja Januzaj gjithashtu kontribuoi në ndërtimin e një xhamie që u shkatërrua nga serbët në qytetin e tyre në Kosovë. Që prej atëherë, Adnan Januzaj viziton shpeshherë vendlindjen e tij.
"Edhe një kolonel i Policisë së Kosovës thotë se kishte luajtur futboll me Adnan Januzajn kur ai ishte 14-vjeç, por në atë kohë nuk e dinte se kush ishte", citon Daily Maily. Në përfundim të këtij reportazhi të gjatë, gazeta britanike e mbyll duke thënë se lidhja me të kaluarën e familjes së tij është shumë e fortë. "Ne nuk mund ta ndalojmë Adnanin të luajë për një ekip tjetër. Në çdo rast se ne marim njohje të plotë nga FIFA, atëherë shpresojmë që djemtë si Adnani të luajnë për Kosovën", thotë zëdhënësi i Federatës Kombëtare Kosovare të futbollit.
(v.gj/Shqiptarja.com)