Rep-pop/ Bashkë në profesion dhe në jetë! Cili është çifti juaj i preferuar shqiptar?

Është fat apo mallkim që partneri i jetës të ketë të njëjtin profesion me ty? Është fat apo mallkim të “luftoni” në një fushë-betejë me shpresën e fitores?!

Ka gjithmonë mendime të ndryshme, por disa çifte në showbizz, kanë provuar se nëse dashuria është “drita” gjithçka mund të arrihet.

Rep-pop ka përgatitur një listë me çiftet shqiptare që ndajnë të njëjtin profesion dhe janë bashkë prej shumë vitesh.

Dikur konkurrent në “The Voice of Albania”, sot Venera dhe Lindi janë një duo e pandashme! Dashuria e tyre lindi në skenë...aty ku flakën e saj e kanë mbajtur gjallë prej kaq shumë vitesh.

Çifti sot është i fejuar, dhe përveç pasionit për dashuri dhe muzikë kanë një tjetër të përbashkët, dashurinë për të udhëtuar botën.

Orinda Huta dhe Turian Hysko e kanë nisur të dy karrierën si këngëtarë.

Me kalimin e viteve Turian Hysko u bë pjesë ekranit dhe hyri në shtëpitë e shqiptarëve përmes “2 xl”, emisionin me të cilin kemi qeshur të gjithë.

Ashtu si Turi edhe Orinda zgjodhi të merrte një kthesë në karrierën e saj, duke u bërë moderatore në televizion.

Sot ata janë të martuar dhe së fundmi janë bërë prindër.

Muzika i bashkon të gjithë, por Eni Koçin dhe Genc Prevlukajn i bëri një, pasi përmes saj ka lindur dashuria.

Për më shumë se 4 vite bashkë, Genci zgjodhi në një sfondë romantik t’i propozonte dashurisë së tij për të përjetësuar ndjenjën e tyre në vitin 2018.

Ata sot janë bashkë dhe të lumtur.

Klea Huta dhe Elgit Doda, janë një çift që takohen në një pikë përmes muzikës.

Megjithëse Klea është një moderatorë mjaft e njohur për të gjithë, ajo herë pas here i kthehet pasionit të saj të vjetër... muzikës dhe sigurisht nuk mund të bashkëpunonte me dike tjetër përveç Elgitit, producentit të saj të zemrës.

Ata sot janë prindër të një vogëlushi.

Nga lista jonë nuk mund të mungonte një nga çiftet më të dashura për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.

Për më shumë se një dekadë në jetë dhe në muzikë, çifti ka sjell për publikun shqiptar perla që kanë mbetur në kohë

Ata kanë realizuar dasmën e ëndrrave në vitin 2019 ndërsa sot ata kanë dy fëmijë, Amelinë dhe Duam.

Këto ishin disa prej çifteve shqiptare që janë bashkë në jetë dhe në profesion.

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta