Rep-pop/ Disiplinë, dedikim dhe sakrificë, ja disa prej aktorëve që ndryshuan plotësisht pamjen për një rol

Disiplina dhe dedikimi janë cilësi që një aktorë duhet të ketë patjetër për të qenë i suksesshëm po ka disa prej tyre që dalin nga vetja dhe ndryshojnë totalisht për një rol!

Shtojnë në peshë, humbin shume kile gjatë procesit dhe ndryshojnë look-un, ja disa prej aktorëve që kanë bërë ndryshime drastike në pamjen e tyre për realizimin e një filmi.

Nga një trup i fuqishëm plot muskuj, aktori Christian Bale humbi rreth 30 kilogram për të prezantuar më së miri rolin kryesor në filmin “The Machinist”.

Për rolin e tij ikonik në “The God Father” Marlon Brando është inspiruar nga një gangster real Frank Costello.

Për t’i ngjarë atij, jo vetëm që i duhej të humbiste peshë, të lyhej për t’u dukur më i vjetër në moshë por edhe të mbushte faqet me pambuk si dhe të trashte zërin.

Aktorja Cate Blanchett, për rolin e saj në “I’m not there” duhet të shndërrohej në yllin e muzikës së viteve 60-të, Bob Dylan.

Asaj i duhej të vendoste një paruke, syze dhe të sillej si një burrë i vërtet !

Fituesi i Oscarit, Matthew McConaughey (Mathju Makonihej) për filmin “Dallas Buyers Club” i duhej të bënte një serë sakrificash përpara se të arrinte majat.

Ai u detyrua të humbiste 22 kilogram duke ngrenë vetëm peshk edhe perime për të bërë rolin e një pacienti me HIV.

Aktorja simaptike (Sharliz) Charlize Theron për rolin e saj si një vrasëse seriale në filmin “Monster” duhet të shtonte në peshë, të hiqte vetullat dhe të lyente flokët për t’i ngjarë sa më shumë personit real mbrapa historisë.

Gjithsesi aktorja është shprehur se për të nuk ka qenë i vështirë transformimi fizik por ai emocional për të përvetësuar rolin.

Stërvitje për 6 orë në ditë përgjatë 7 ditëve të javës! Kjo ishte sakrifica që duhet të bënte aktori Jake Gyllenhaal, për rolin e një boksieri në filmin ‘Southpaw’.

“Koha që mu desh për të bërë trupin tim kështu ishte shumë e gjatë, nuk do e bëja përsëri” ka thënë aktori.

Fituesja e Oscarit për rolin e saj në “Black Swan”, Natalie Portman për të qenë një balerin perfekte i duhet të humbiste shumë kile dhe të bënte prova për 8 orë në ditë, gjatë të cilave ka dëmtuar dhe brinjët.

“Kishte netë që mendoja se do të vdisja. Ishte hera e parë që jam përshirë kaq shumë në një rol” është shprehur ajo lidhur me përgatitjen e saj për filmin.

Këto ishin disa prej transformimeve historike në kinematografin botërore që kanë lënë shenjën e tyre...

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale