REP-POP/ Freski dhe ngjyra vokale, bandat më të suksesshme muzikore të shekullit XXI

Një zë i bukur është vërtet një dhuratë, por bashkimi bën fuqinë në rastin e krijimit të një grupi muzikor!

Prej shumë dekadash, grupet muzikore të krijuara me djem apo dhe vajza të reja janë një trend në industrinë e muzikës që vazhdon të pëlqehet po njësoj.

Në këtë rast nuk do të flasim për grupet legjendare si “The Beatles”, i cili është padyshim më i miri dhe më i rëndësishmi në histori, por për ato të cilat kanë fituar zemrat e publikuar në shekullin 21 me kombinimin e ngjyrave vokale, freskinë dhe talentin e tyre.

Grupi “One Republic” i përbërë nga 7 djem është krijuar në vitin 2002, por për herë të parë është bërë i njohur për publikun në 2009 me këngën “Apologize”!

Kënga u bë një hit ndërkombëtar dhe numër 1 në 16 shtete, ndërsa hite të tjera pasuan për grupin në vitet në vijmë. Kënga më e klikuar e grupit është “Counting Stars”.

“Imagine Dragon”  i ka ngjitur shkallët e industrisë së muzikës me shpejtësi, me miliarda klimike dhe me hite të suksesshme.

Të formuar në vitin 2009, grupi i përbërë nga 4 persona kanë bërë “boomin” e tyre të parë me këngën “Radioactive” dhe Demons, të dyja të realizuara në 2012.

Me 2 miliardë klikime kënga më e njohur dhe më e dëgjuar e grupit është “Believer”.

Vitet e fundit shumica e bandave janë të përbëra nga djemtë, por “Little Mix”, krijuar në vitin 2011 kanë provuar se vajzat mund t’ia dalin shumë mirë në një grup muzikor. 

Prej 9 vitesh, katër vajzat bukuroshe kanë dhuruar disa këngë të bukura

Katër vajzat bukuroshe kanë qëndruar prej 9 vitesh të bashkuara, ndërsa kanë krijuar edhe disa hite, ndër të cilat edhe “Shot Shout Out to My Ex” *efekt*

Viti 2020, ishte një goditje për grupin pas largimit të, Jesy Nelson e cila zgjodhi të ndiqte karrierën solo.

“Little Mix” zgjodhën të vazhdonin rrugën muzikore edhe pse mbeten 3, ndërsa një muaj më parë publikuan këngën “Love”

Vetëm një vit pas krijimit të “Little Mix”, X  Factor nxori një tjetër grup vajzash “Fifth Harmony”.

Duket sikur historia përsëritet por pas disa sukseseve si kënga “Work From Home” *efekt*, Camilla Cabello e njohur tashmë për të gjithë zgjodhi të ndjekë karrierën solo në 2016 duke u bërë edhe një prej artisteve më të suksesshme të kohës.

Pas ikjes së Camilla dhe polemikave të ngritura ndaj vajzave, grupi “Fifth Harmony” filloi të humbte gjurmët gradualisht derisa u nda përfundimisht në vitin 2020.

Një tjetër grup i cili pati të njëjtin fat, është One Direction!

I krijuar në vitin 2010 nga X factor, 5 djemtë kanë arritur për një kohë shumë të shkurtër të arrin majat e suksesit, me këngët e tyre të parë “What Makes You Beautifule” që theu rekord botërore me 1.3 miliardë klikime.

Shumë shpejtë edhe pas suksesit të parë, grupi u kthye në një fenomen muzikor të pamohueshëm dhe një shembull i një bande të suksesshme.

Viti 2015 ishte një humbje për bandën pasi, Zayn zgjodhi të largohej dhe të ndiqte karrierën solo.

Megjithëse “One Direction” vazhduan të jenë aktiv duke publikuar hite, një vit më vonë, në 2016, zgjodhën të ndahen dhe të ndjekin rrugë të ndryshme.  Sot të gjatë pjesëtaret e grupit kanë një karrierë solo të suksesshme!

“One direction” ka qëndruar të bashkuar për vetëm 6 vite dhe numërojnë me dhjetëra hite dhe qindra këngë të publikuara.

A mund ta imagjinoni se sa më shumë do të kishin bërë deri më sot?

E tani le të flasim për një grup që i ka rezistuar kohës, Maroon 5!

Banda është krijuar në vitin 1994, kur pjesëtarët e saj ishin akoma adoleshent, por “boomin” grupi e ka bërë në vitin 2007 me këngën “Makes Me Wonder” që i bëri të njohur për publikun.

Vetëm 4 vite më vonë, grupi erdhi fuqishëm dhe krijoj një hit të pavdekshëm “Moves Like Jagger”.

Sot grupi numëron me dhjetëra hite ku ndër më të fundit është “Girls like you”

“Nuk krijohen më grupe të reja, ato kanë filluar të zhduken”, ka thënë se fundmi Adam Levin vokalisti i Maroon 5.

E teksa ndër vite, bandat muzikore po pakësohen ne do të shijojmë edhe pak muzikën e tyre...

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025